LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta godet të riun që u përkul për të marrë diçka që i ra në tokë, sulmuesi e pëson keq kur ia huq – pasojat e konsumit të madh të alkoolit

Deshi ta godet të riun që u përkul për të marrë diçka që i ra në tokë, sulmuesi e pëson keq kur ia huq – pasojat e konsumit të madh të alkoolit

Një video e postuar në Snapchat është bërë virale, për faktin se shfaq një grup të rinjsh nga Worcester, SHBA – të dehur që pas një fjalosje në rrugët e një qyteti në Angli vendosin të qërojnë hesapet.

Por sasia e madhe e alkoolit që e kishin konsumuar ua pamundësoi një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.


Derisa njëri prej tyre u ul që të merr diçka që i bie në tokë, tjetri që ishte prapa tij tenton ta godet.

Ishte fati që e shpëtoi, por jo edhe sulmuesin i cili ia huqi dhe nga presioni i madh që ta godet rrëzohet vetë në trotuar.

Videoja është filmuar në orët e para të mëngjesit para një klubi të natës, ku kishin konsumuar në masë të madhe alkool.

E kur dolën jashtë që të qërojnë hesapet, ata u bën hit në rrjetin social për shkak të paaftësisë për ta goditur njëri-tjetrin. /Telegrafi/