LAJMI I FUNDIT:

Deschamps do të shpallë skuadrën për Kupën e Botës “Katar 2022” pa disa emra të mëdhenj

Deschamps do të shpallë skuadrën për Kupën e Botës “Katar 2022” pa disa emra të mëdhenj

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, do të shpallë sot (e mërkurë) skuadrën e Les Blues për Kupën e Botës “Katar 2022” në televizionin kombëtar francez në orën 20:00.

Lojtarët do të mblidhen në terrenin stërvitor të kombëtares në Clairefontaine më 14 nëntor përpara turneut që do të zhvillohet në Katar nga 20 nëntor deri më 18 dhjetor.


N’Golo Kante dhe Paul Pogba do të mungojnë për shkak të lëndimeve, me Deschamps që po përpiqet të krijojë një listë, pasi disa lojtarë janë dyshime për lëndime.

Besohet se 19 lojtarë kanë siguruar një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh. Lista do të përfshijë portierët Hugo Lloris (Tottenham Hotspur) dhe Alphonse Areola (West Ham), si dhe mbrojtësit Jonathan Clauss (Marseille), Benjamin Pavard (Bayern Munich), Jules Kounde (Barcelona), William Saliba (Arsenal), Lucas Hernandez (Bayern Munich) dhe Theo Hernandez (AC Milan).

Ndërkohë, mesfushorët Adrien Rabiot (Juventus), Aurelien Tchoumeni (Real Madrid), Youssouf Fofana (Monaco) dhe Matteo Guendouzi (Marseille) duket se kanë siguruar një vend së bashku me sulmuesit Kylian Mbappe (Pairs Saint-Germain), Karim Benzema (Real Madrid), Olivier Giroud (AC Milan), Antoine Griezmann (Atletico), Kingsley Coman (Bayern), Ousmane Dembele (Barcelona) dhe Christopher Nkunku (RB Leipzig).

Mendy dhe Digne konkurrojnë për një vend në mbrojtje

Deschamps po ndjek ecurinë e portierit të Milani, Mike Maignan, i cili është rikuperuar nga një dëmtim muskulor, por nuk ka luajtur që nga 22 shtatori. Në rast se Maignan nuk ia del, vendin e tij do ta zërë portieri i Rennes, Steve Mandanda.

Ndërkohë, probleme ka edhe në mbrojtje, pasi Raphael Varane mori një dëmtim 17 ditë më parë dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa Presnel Kimpembe pritet të rikthehet nga lëndimi këtë fundjavë.

Ibrahima Konate i Liverpoolit, Dayot Upamecano i Bayern Munichut dhe Benoit Badiashile i Monacos janë alternativat e Deschamps për mbrojtjen.

Sa i përket pozicionit të mbrojtësit të majtë, Theo ka siguruar një vend në listën e skuadrës dhe Deschamps do të vendosë nëse do të thërrasë Ferland Mendy të Real Madridit ose Lucas Digne të Aston Villas si opsion rezervë.

Camavinga mund t’ia dalë

Lëndimet i kanë dhënë një goditje të madhe Francës, pasi mesfushorët kryesorë Kante dhe Pogba do të mungojnë.

Fofana, Rabiot dhe Tchouameni kanë një vend të garantuar në listë, me mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga që është favorit për të kaluar përpara lojtarëve si Tanguy Ndombele (Napoli), Boubacar Kamara (Aston Villa) ose Jordan Veretout (Marseille).

Benzema do të jetë gati

Nëse ka dikush që e pret me padurim këtë shpallje të skuadrës, ai është Karim Benzema, për të gjitha ato që ka vuajtur që kur u la jashtë kombëtares në vitin 2015 për t’u rikthyer gjashtë vjet më vonë për Kampionatin Evropian të 2021-ës.

Sulmuesit të Real Madridit iu deshën jo më shumë se një vit e gjysmë për t’u vendosur si lideri i sulmit ndoshta më të mirë të Botërorit të ardhshëm. Benzema, i cili do të luajë në Botërorin e tij të dytë pas vitit 2014, ka pasur probleme së fundmi me lëndime, por pritet të jetë në formë për turneun.

Mbappe, Coman, Nkunku, Giroud, Griezmann dhe Dembele janë pjesa tjetër e sulmuesve që pritet të thirren nga Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori