eksperti ad

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, u shfaq i kënaqur pas fitores bindëse 3-0 ndaj Suedisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, duke theksuar se skuadra e tij po e përmbush objektivin, por paralajmëroi se sfidat më të vështira ende nuk kanë ardhur.

Franca zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike, duke e dominuar plotësisht Suedinë nën shkëlqimin e dyshes Kylian Mbappe e Michael Olise.


“Jemi shumë krenarë. Po e përmbushim misionin tonë, duke filluar nga unë e deri te lojtarët. Para ndeshjes sonë pamë disa përballje shumë të vështira në këtë fazë të turneut”.

“Kishim njëfarë komoditeti gjatë ndeshjes, edhe pse në disa momente mund të kishim treguar më shumë durim. Duhet ta vlerësojmë këtë fitore”, deklaroi Deschamps.

Tekniku francez kujtoi se Francën e pret një tjetër test i rëndësishëm pas vetëm katër ditësh dhe kërkoi nga skuadra e tij të mbetet e fokusuar vetëm te hapi i radhës.

“Pas katër ditësh na pret një tjetër ndeshje e vështirë. Pikërisht për këto momente janë këtu lojtarët. Duhet të hedhim hapin e radhës. Nuk ka kuptim të shikojmë shumë larg, sepse realiteti mund të rezultojë ndryshe”.

Deschamps foli edhe për kundërshtarin e ardhshëm të Francës, Paraguain, duke vlerësuar cilësitë e skuadrës amerikano-jugore.

“Kemi shumë talent, por pas katër ditësh duhet ta përsërisim gjithçka që bëmë sot. Paraguai e ka atë ADN të futbollit të Amerikës së Jugut, gjë që e bën një ekip shumë të bashkuar dhe kompakt. Të mos nxitojmë. Kemi dy ditë për ta shijuar këtë fitore dhe më pas do ta rikthejmë fokusin te ndeshja e ardhshme”, përfundoi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app