Ylli i UFC-së, Derrick Lewis, është emër i njohur në Teksas, duke qenë se ka marrë pjesë në shumë aktivitete bamirësie dhe çështje të rëndësishme në vendin e tij.

Për këtë arsye, atij i është bërë një mural në qytetin e Houstonit, mirëpo duket se artisti ka gabuar gjithçka.

"Përballje titanësh": Lewis-Latifi, orari i meçit debutues për Ilirin ne divizionin e peshave te renda "Përballje titanësh": Lewis-Latifi, orari i meçit debutues për Ilirin ne divizionin e peshave te renda

Në fakt, kundërshtari i radhës i Lewis në ‘UFC 247’ është Ilir Latifi dhe portreti që ndodhet në mur ngjan pikërisht me yllin shqiptar të arteve të përziera marciale.

View this post on Instagram

Texas legend 🌵 #UFC247

A post shared by ufc (@ufc) on Feb 6, 2020 at 4:13pm PST

Ndryshe, Latifi do të debutojë në divizionin e peshave të rënda në UFC përballë amerikanit Derrick Lewis.

Ai synon të lë gjurmë në meçin e parë në këtë kategori duke bërë një performancë të mirë përballë kundërshtarit të tij. /Telegrafi/