LAJMI I FUNDIT:

Deri kur mund të shkojnë vonesat për liberalizimin e vizave?

Deri kur mund të shkojnë vonesat për liberalizimin e vizave?

Përfundimi i procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës para fundit të këtij viti, po del të jetë “peng” i kundërshtimit të disa shteteve të fuqishme evropiane.

Gjermania dhe Franca po kundërshtojnë liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, Ukrainën edhe Gjeorgjinë, për shkak të rrezikut nga rritja e fluksit të azilkërkuesve.


E një gjë e tillë do ta zbeh shpresën e shumë kosovarëve që këtë verë do të mund të lëvizin lirshëm në vendet Shengen.

Lidhur me kundërshtimin e Gjermanisë dhe Francës, njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani ka thënë për Telegrafin se nuk beson që këto dy shtete do të jenë kundër dhënies së statusit për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Qasja e Gjermanisë dhe Francës karshi proceseve integruese të Kosovës ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe as kësaj radhe nuk e besoj që do jenë kundër dhënies së statusit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ujkani.

Ai ka shtuar se është krejt normale që këto dy vende si boshti kryesor i integrimeve evropiane në përgjithësi të kenë dhe kërkesa shtesë e të cilat vetëm sa i kontribuon përmbushjes së kërkesave të BE-së në të njëjtën kohë i shërbejnë edhe vetë fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.

“Prandaj cili do qoftë reagimi zyrtar i këtyre dy vendeve, i njëjti duhet të kuptohet si një mesazh që vije nga dy vende që në mënyrë të vazhdueshme e kanë mbështetur shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka vlerësuar Ujkani.

Në anën tjetër analisti Halil Matoshi ka vlerësuar se këto qëndrime e vonojnë këtë proces por nuk mund ta ndalin, pasi që sipas tij Kosova tashmë e ka të nënshkruar një marrëveshje kontraktuale me BE-në që është MSA-ja dhe kjo nuk ka kuptim pa liberalizimin e vizave sepse palët i vë në pozita diskriminuese.

“Thjesht MSA me automatizëm presupozon edhe liberalizimin e vizave, dhe këtë duhet ta bëjë të zëshme Qeveria në Prishtinë”, ka thënë Matoshi për Telegrafin.

Ndërkaq sa i përket frikës së Gjermanisë dhe Francës që me heqjen e vizave do të ketë rritje të fluksit të azilkërkuesve, Emrush Ujkani ka theksuar se rritja e fluksit të azilkërkuesve do ta dëmtonte shumë në përgjithësi agjendën evropiane të Kosovës por në veçanti procesin e liberalizimit të vizave.

Kurse, për analistin Halil Matoshi eksiton droja për një gjë të tillë, mirëpo ai nuk beson që kosovarët do ta abuzojnë liberalizimin e vizave sepse, sipas Matoshit me këtë ata do ta cenonin pavarësinë dhe lirinë e arritur me aq shumë flijime e vuajtje.

Ditë më parë është thënë se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do të marrin vendim për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovën deri në vjeshtën e këtij viti, dhe se vlerësohet se pezullimi i vendimit për Turqinë të ketë ndikuar që ky proces të shtyhet për pak muaj edhe për Kosovën.

Lidhur me këtë Emrush Ujkani ka thënë se nuk ka dëgjuar asgjë zyrtare nga BE-ja që ka thënë se në fund të këtij viti do të mund të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Natyrisht pas rekomandimit të dhënë nga Komisioni Evropian, ne të gjithë kemi të drejtë të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur por që realisht i mbetet shteteve anëtare të vendosin për një gjë të tillë. Se kur do të ndodhë një gjë e tillë mendoj që e dinë vetëm shtet anëtare kur do e vendosin në agjendën e tyre të vendimmarrjes, prandaj nga ky pikëvështrim është vërtetë jo e drejt në rend të parë për vetë qytetarët e Kosovës që të spekulohet rreth datave të tilla”, tha Ujkani.

Në anën tjetër, Matoshi ka theksuar se BE-ja ka problem me Turqinë, porse Kosova nuk do të duhej të ishte viktimë kolaterale në këtë rast.

Ai ka thënë se besohet se nga shtatori deri në nëntor maksimumi, kosovarët do të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori