LAJMI I FUNDIT:

“Derbi i Merseyside” këtë sezon vjen më ndryshe – spikat dueli i madh mes James e Robertson

“Derbi i Merseyside” këtë sezon vjen më ndryshe – spikat dueli i madh mes James e Robertson

James Rodriguez do të përballet me një nga sfidat e tij më të vështira të këtij sezoni, pasi Evertoni pret kampionin në fuqi të Ligës Premier, Liverpoolin, ndërsa përballë tij do të jetë mbrojtësi i majtë Andrew Robertson.

Nën drejtimin e Jurgen Klopp, skocezi është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe të shtunën do të thirret të përballet me një nga lojtarët më në formë në Ligën Premier në këtë pjesën e parë të sezonit 2020/21.

Ben Davies, Kieran Gibbs, Tyrick Mitchell, Aaron Cressëell dhe Solly March janë mbrojtësit që  kanë provuar deri tani duelin me James, kanë provuar ta ndalin por pa sukses, pasi në katër ndeshjet e Everton deri më tani këtë sezon të gjitha janë arritur fitore.

Që kur mbërriti në Angli nga Real Madridi në shtator, Tottenham Hotspur i Jose Mourinho ka qenë ekipi i më i mirë me të cilin James është përballur deri më tani.

“Derbi i Merseyside” do të jetë një mundësi që të tregojë edhe një herë cilësinë e tij.

Për ta bërë këtë, ai do të duhet të kapërcejë pengesën e quajtur Robertson, i cili është një mbrojtës i shpejtë, i shkathët, i fortë, inteligjent dhe nuk lodhet.

Skocezi është, së bashku me Trent Alexander-Arnold, janë dy gurët e themelit të lojës së Liverpoolit.

Van Dijk, Wijnaldum ose Milner dhe Jota do të ndihmojnë që të ndalet James

Karakteristika kryesore e ekipeve të Klopp është intensiteti i tyre kur bëhet fjalë për rikuperimin e topave të humbur.

Diogo Jota, i cili pritet të jetë në krah të Roberto Firmino në sulm, do të rikthehet nëse Robertson ka ecur shumë përpara.

Ndërkohë, mesfushori i Liverpool në derbi – GeorginioWijnaldum ose James Milner – gjithashtu mund të mbyllë Jamesin, me Virgil van Dijk që është pengesa e fundit që kolumbiani do të duhet të kapërcejë për të qenë në gjendje të kërcënojë Liverpoolin.

Gjithçka do të dihet të shtunën nga ora 13:30, pasi dita nis me derbi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori