Derbi i madh në Pejë, Besa pret Prishtinën

Në Pejë do të takohen dy kandidatët më serioz për titull, Besa Famiglia – Prishtina, shkruan ‘Zëri’
Ky derbi do të nisë në orën 17:30. Aktualisht, pejanët kanë dy pikë më shumë sesa prishtinasit.
Këta të fundit janë në vendin e dytë me 25 pikë, kurse Besa Famiglia i ka 27.
Në fakt, ndeshja e parë e sezonit pranveror do të zhvillohet prej orës 15:00 ndërmjet Vëllaznimit dhe Kosovës së Vushtrrisë, kurse një orë më vonë, Zhegra do të takohet me Drenicën.
Prej orës 19:00, Kastrioti do të luajë si vendas përballë Samadrexhës.

Nga
Telegrafi
22/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































