LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së: Situata në Trust është alarmante, për një muaj humbi rreth 60 milionë euro

Deputeti i PDK-së: Situata në Trust është alarmante, për një muaj humbi rreth 60 milionë euro
Ish-ministri i MMPH-së, Ferat Shala

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka reaguar pasi Tursti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve.

Në një shkrim në Facebook, Shala këtë e ka quajtur alarmante.


Kjo pasi, ai thekson se edhe gjatë vitit të kaluar Trusti pati humbje 118 milionë euro.

“Situata në Trust është alarmante! Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro”, tha ai.

Sipas tij, përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues.

“Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt”, u shpreh Shala.

Hoti: Mungesa e Bordit të Trustit lë në mëshirë të fatit rreth 2.5 miliardë euro
Lexo po ashtu Hoti: Mungesa e Bordit të Trustit lë në mëshirë të fatit rreth 2.5 miliardë euro

Deputeti i PDK-së, përmendi inicimin që dikur kjo parti kishte bërë që një pjesë të mjeteve të Trustit Pensional t’i jepeshin qytetarëve, si ndihmë pas inflacionit mbi 12 për qind.

“Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit”.

“Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro. A ka Qeveri ky vend?”, shkroi Shala.

Ditë me parë, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishte reaguar për bordin e Trustit.

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi
Lexo po ashtu Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

Deputeti LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë mungesa e Bordit në Fondit Pensional (Trusti) ka lënë në mëshirë të fatit rreth 2.5 miliardë të kursimeve të investuara në tregje financiare.

Ish-kryeministri Hoti është shprehur se pasojat po i bartin qytetarët nga mungesa e këtij Bordi.

“Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023. Rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit. Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej”.

“Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie”, është shprehur Hoti./Telegrafi/