LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka publikuar disa shifra për pasqyrat e Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti).

Tahiri me anë shkrimi në Facebook ka thënë se mbi 80 për qind e investimeve në Trust për vitin 2022 ka humbur.


“Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80 për qind e investimit për vitin 2022 ka humbur. Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6 për qind e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas”, ka shkruar Tahiri.

E për këto humbje, Tahiri i ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin, se a turpërohet që nuk lejoi qytetarët t’i tërheqin mjetet në kohë të krizës.

“Dhe tani kam një pyetje për kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?”, ka shtuar ai.

LVV sërish kundër, Kuvendi nuk e miraton tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Lexo po ashtu LVV sërish kundër, Kuvendi nuk e miraton tërheqjen e mjeteve nga Trusti

“E keni ‘helmu’ popullin me pallavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma!”, përfundon Tahiri. /Telegrafi/