LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së mirëpret vendimin e Kushtetueses: I kemi dhënë këshilla Qeverisë, por nuk na kanë dëgjuar

Deputeti i LDK-së mirëpret vendimin e Kushtetueses: I kemi dhënë këshilla Qeverisë, por nuk na kanë dëgjuar
Foto: Arkiv

Pas Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm Ligjin për caktimin e çmimeve të produkteve bazike, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi e ka mirëpritur këtë vendim.

Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendimi është i drejtë dhe siç u shpreh ai “është edukues që në të ardhmen të mos bëhen gabime të këtij lloji”.


Deputeti i LDK-së, tutje tha se edhe pse i kanë dhënë këshilla Qeverisë së Kosovës, ata nuk i kanë dëgjuar.

“Vendim i drejtë dhe i mirëpritur dhe besoj që është dhe edukues në sistemin tonë që mos të bëhen edhe gabime tjera në të ardhmen të këtij lloji. Gjithsesi ne i kemi dhënë këshilla Qeverisë se si mund të vendosen çmimet tavan për çështje me interes vital për qytetarët, e Qeveria nuk ka dëgjuar dhe është dashur me shpall gjendjen emergjente dhe pastaj me afat të kufizuar me caktu kohën se deri kur mund të vendosen çmime tavan, në mënyrë që të mbrohet interesi i qytetarëve”, ka thënë Gashi.

LDK dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, Gjykata jep aktgjykimin
Lexo po ashtu LDK dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, Gjykata jep aktgjykimin

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot ka publikuar aktgjykimin për Ligjin lidhur me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, ligj ky që ishte dërguar në Kushtetuese nga 10 deputetë të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori