Deputetët e Kuvendit sot u pritën më ndryshe se zakonisht te hyrja e këtij institucioni. Kjo pasi Oda e Afarizmit të Kosovës ka shpërndarë në zarfe kërkesën e tyre për shtyrjen e shqyrtimit të dytë të Projektligjit për miniera dhe minerale, për shkak që ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.
Përveç kërkesës së dërguar te shefat e grupeve parlamentare dhe krerëve të tjerë shtetëror, OAK ka zgjedhur që të njoftoj nga afër deputetët e Kuvendit lidhur me brengat e më shumë se 300 bizneseve vendore të cilat preken nga ky Projektligj.
Arta Fejzullahu, përfaqësuese Odës së Afarizmit, ka treguar për KosovaPress se interesimi i deputetëve për të marrë zarfet ishte i ndryshëm. Ajo u shpreh optimiste se të gjithë do të njoftohen lidhur me rëndësinë e kërkesës së tyre.
Për KosovaPress, Fejzullahu deklaroi se nëse ky projektligj kalon, si i tillë nuk do të jetë në dobi të bizneseve.
“Ne kemi dal para Kuvendit të Republikës të Kosovës për shkak se është kërkuar me u shty shqyrtimi i dytë i projektligjit për miniera dhe minerale. Ne po ashtu kemi marrë pjesë në dëgjimin publik të Kuvendit të Kosovës me datë 28. Kemi mbajtur edhe më herët takime me biznese tjera dhe i kemi marrë rekomandimet e tyre, i kemi dorëzuar, por ato nuk janë marrë parasysh duke mos u përfshirë në projektligj. Dhe në qoftë se kalon sot projektligji, atëherë nuk do të jetë në interes të bizneseve”, tha ajo.
Ndërsa Donika Gashi, koordinatore në Odën e Afarizmit, ka bërë të ditur për KosovaPress, se deri më tash vetëm shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka lënë hapësirë për një takim të mundshëm duke treguar interesim rreth kërkesës së tyre.
Tutje, duke folur rreth rëndësisë që ka Projektligji për miniera dhe minerale, Gashi tha se biznese të shumta kanë paralajmëruar protesta me qëllim të shtyrjes së votimit të këtij projektligji derisa të konsultohen me bizneset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore