LAJMI I FUNDIT:

Deputetët miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Deputetët miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Pas votimit të pakos me tre projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovë, Kuvendi ka miratuar sot projektligjin për marrëveshjen për sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dhe marrëveshjen për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës

Për këtë të fundit, deputetët kanë thënë që nuk është arritur më e mira, megjithatë e kanë përkrahur duke thënë që është në të mirë të qytetarëve.


Lidhur me marrëveshjen për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës deputeti Ismajl Kurteshi ka thënë se duhet të ndërmerren masat e nevojshme për zgjidhjen e çështjes së pagesave retroaktive.

“Kësaj marrëveshje ne duhet t’i besojmë, duhet ta ratifikojmë, por ju kisha lutë, menjëherë të ndërmerrni veprimet e duhura që të bisedoni me Qeverinë Zvicerane, që të zgjidhet çështja e retroaktivitetit, të pagesave dhe të ofrimit të shërbimeve për të gjithë ata bashkëqytetarë tanë që i kanë humbur gjatë këtyre 8 viteve”, tha ai.

Por, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se kjo marrëveshje nuk prodhon retroaktiv, dhe ka pranuar që mbetët shqetësim çështja me personat që nga viti 2010 deri sot nuk kanë mundur të realizojnë të drejtë ne tyre.

“Kjo marrëveshje, e ka një histori të saj. Marrëveshje e vitit 1962 e lidhur mes Federatës jugosllave në atë kohë, dhe Konfederatës së Zvicrës, është ndërprerë në vitin 2010, dhe kanë filluar negociatat pas 3 vitesh, gjegjësisht në vitin 2013, dhe janë desht plot 5 vite të vijë deri te ky moment dhe një nga arsyet kanë qenë mangësitë në legjislacionin e Kosovës, dhe është dasht të kryhet një mal punë në aspektin legjislativ që të vijm te ky moment.

Kjo është marrëveshje që nuk prodhon retroaktiv, mbetët shqetësimi i yni për të gjithë ata qytetarë për këtë periudhën nga 2010 e deri sot, deri në momentin kur ratifikohet kjo marrëveshje që nuk kan mundur të realizojnë të drejtat e tyre, do të mbetët përkushtim i yni të shikojmë të gjitha mundësitë. Por ajo që dua të iu siguroj është që nuk e kemi nënshkruar këtë marrëveshje pa i shtjerrë të gjitha mundësitë për të parë se çka mund të bëjmë për ata qytetarë që për një periudhë kohore nga 2010 nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre”, tha ai.

Kuvendi ka bërë sot edhe shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit.

Deputetët u pajtuan të votojnë këtë projektligj por me dy shtojca përmes së cilave Kosova tregon se i njeh kufijtë e vet administrativ.

“Traktatin të cilin ne sot e ratifikojmë duhet t’i ketë dy dokumente shtesë, e para është kjo deklaratë e deponuar nga Republika e Kosovës së bashku me traktatin në Trieste , dhe e dyta është deklarata që e përmendi Glauku të cilën Kuvendi i Kosovës ka vendosur një herë e mirë që cdo dokument që vjen me fusnotë ne ja bashkëngjisim atë deklaratë. Por, sidomos kjo e para është e domosdoshme sepse së bashku me traktatin është deponuar kjo në emër të Kosovës dhe duhet patjetër sot të ratifkikohet bashkë me të”, tha Vjosa Osmani.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se pas votimit do ta njoftojnë Brukselin për deklaratat shtesë.

Ndër të tjera, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe marrëveshjen bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian.

Gjithashtu, u votua për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kuvendi sot miratoi edhe ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës, Ministrisë së inovacionit dhe Ndërmarrësisë, dhe GIZ-it gjerman. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori