LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e PSD-së: Sot zyrtarisht nisi bashkëpunimi i koalicionit PDK-VV në Prishtinë

Deputetët e PSD-së: Sot zyrtarisht nisi bashkëpunimi i koalicionit PDK-VV në Prishtinë

Deputetët e PSD-së, Dardan Molliqaj e Frashër Krasniqi, kanë thënë se sot zyrtarisht në komunën e Prishtinës ka nisur bashkëpunimi i koalicionit PDK-Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj e ka quajtur si koalicion për të keqen e Prishtinës.


“Sot, edhe zyrtarisht e publikisht, nisi bashkëpunimi/koalicioni PDK-VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Koalicion ky kundër të gjithë votuesve që e votuan Shpend Ahmetin me programin e tij qeverisës. Koalicion për të keqen e Prishtinës. E dhimbshme, por jo e papritshme.

Por, qytetarët e Prishtinës do ta vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Shpend Ahmeti dhe do t’i ndëshkojnë me votë ata që tentojnë ta bllokojnë zhvillimin e Prishtinës ashtu siç e ndëshkuan PDK-në në zgjedhjet e fundit.

Në këtë foto janë asamblistët e VV, PDK dhe LDK duke iu gëzuar bashkimit kundër Shpend Ahmetit”, ka shkruar Molliqaj.

Edhe Frashër Krasniqi ka thënë se PDK bashkë me VV-në po e sbaotojnë punën e Komunës së Prishtinës.

“Siç e pamë sot PDK bashkë me VV po bashkëpunojnë shumë mirë për sabotimin e Komunës së Prishtinës. Ky po duket që është koalicioni i vërtetë që po ndodh në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/