LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e OBRM-PDUKM-së mbështetin kryetarin Vlladimir Taleski

Deputetët e OBRM-PDUKM-së mbështetin kryetarin Vlladimir Taleski

Deputetët e Manastirit nga radhët e PBRM-PDUKM-së kanë dalë në mbështetje të kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deputetët, Zoran Ilioski, Liljana Kuzmanovska, të mbështetur nga kryetarja e Këshillit komunal, Silvana Angellovska, konsiderojnë se Taleski është viktimë e përndjekjes politike dhe kërcënimeve që sipas tyre, LSDM-ja i bën ndaj gjykatësve.


Duke kundërshtuar burgimin shtëpiak të Taleskit, bazuar në ngritjen e akuzave nga PSP-ja, deputetët theksuan se bëhet fjalë për një tentim dëshpërues të LSDM-së për t’i motivuar përkrahësit e saj, tek të cilët, Zaevi vazhdimisht është duke e humbur mbështetjen./Telegrafi/