LAJMI I FUNDIT:

Depay ia tregon kushtet e kontratës Juventusit

Depay ia tregon kushtet e kontratës Juventusit

Memphis Depay vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për repartin e sulmit.

Zonja e Vjetër prej disa kohësh është në bisedime me Barcelonën, por pa arritur të gjejë marrëveshje për holandezin.


Depay ka pranuar transferimin te Zonja e Vjetër dhe tanimë i ka bërë të qartë drejtuesve bardhezi për kushtet e kontratës.

Sipas asaj që ka raportuar Gazzetta dello Sport, holandezi ka rritur pretendimet dhe tani kërkon 7.5 milionë euro në sezon, i cili pritet të shtojë konkurrencën në skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Barcelona po kërkon rreth 20 milionë euro nga Juventusi për ta lënë të lirë holandezin, i cili nga ana tjetër po synon ta prish kontratën me klubin katalunas.

Në rast se Barcelona pranon prishjen e kontratës dhe Depay do t’i bashkohet falas Juventusit, atëherë Zonja e Vjetër do të heq dorë nga një bonus prej dy milionë euro që katalunasit duhet të paguajnë për Pjanic.

Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori