LAJMI I FUNDIT:

Depay i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për t’iu bashkuar Barcelonës në janar

Depay i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për t’iu bashkuar Barcelonës në janar

Memphis Depay është i vendosur për t’iu bashkuar Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi holandez ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Camp Nou edhe verës, por në fund dështuan negociatat mes dy klubeve.


Barcelona kishte tentuar me disa oferta për ta bindur Lyonin, por nuk arritën ta bindin klubin francez.

Depay është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin francez dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Holandezi është gati të bëjë sakrifica të mëdha vetëm e vetëm që të bashkohet me Barcelonën në janar.

Bein Sports ka raportuar se Depay është i vetëdijshëm që në rast se nuk bashkohet me Barcelonën në janar, atëherë ai nuk do të ketë kurrë më një mundësi të tillë për tu transferuar në Camp Nou.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi Depay e kupton që Ronald Koeman nuk e ka të sigurt vendin e punës te Barça edhe për vitin tjetër.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ‘tulipani’ është gati të bëjë edhe një zbritje në pagën e tij vjetore vetëm e vetëm që t’i bashkohet Barcelonës.

26-vjeçari i ka bërë të qartë klubit të tij aktual Lyon se ata duhet të pranojnë vetëm ofertën e kataluansve.

Gjithsesi lojtari ka oferta edhe nga Serie A, ku klubet si Roma, Milan e Juventus e duan atë, por dëshira e tij e vetme është Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori