LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Thesarit kërkon që të luftohet përdorimi i paligjshëm i kriptovalutave

Departamenti amerikan i Thesarit kërkon që të luftohet përdorimi i paligjshëm i kriptovalutave

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u kërkon “lojtarëve” të industrisë së kriptovalutave dhe rregullatorëve që të ndalojnë përdorimin e paautorizuar të tyre.

Sigal Mandelker nga Sekretariati për Inteligjencë Financiare dhe Terrorizmit, duke folur në konferencën për Zbatimin e Krimeve Financiare, tha se duhet të zbuten rreziqet që lidhen me teknologjitë e reja, duke përfshirë dhe kriptovalutat, të cilat potencialisht mund të përdoreshin për qëllime të këqija.


Mandelker theksoi se institucionet financiare dhe ofruesit e shërbimeve të kriptovalutave duhet të luftojnë aktivitetin e paligjshëm dhe rreziqet që ndihmojë përdoruesit e këqij.

“Industria e kriptovalutave duhet të rrisë rrjetin dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të parandaluar përdoruesit e paligjshëm nga shfrytëzimi i shërbimeve”, tha Mandelker, përcjell Telegrafi.

Departamenti i Shërbimeve Financiare të Nju Jorkut (NYDFS), ka autorizuar një platformë dixhitale me bazë të teknologjisë Blockchain, e ofruar nga një bankë lokale. Sistemi supozon që fondet “të transferohen në kohë reale ndërmjet dy klientëve të bankës, duke eliminuar çdo varësi nga një palë e tretë”. /Telegrafi/