LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Drejtësisë anulon mbrojtjet e epokës së Biden për gazetarët në hetimet për rrjedhje informacioni

Departamenti amerikan i Drejtësisë anulon mbrojtjet e epokës së Biden për gazetarët në hetimet për rrjedhje informacioni

Administrata Trump po anulon politikat e miratuara nga administrata Biden që e bënin pothuajse të pamundur për hetuesit federalë, të thërrisnin gazetarët në gjyq dhe shpesh i vinin të dhënat e tyre të telefonit dhe email-it jashtë mundësive të tyre.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha se politikat e mëparshme ishin “abuzuar”, duke u lejuar zyrtarëve të angazhoheshin pa u ndëshkuar në rrjedhje informacioni me ngarkesë politike tek “aleatët e medias”, transmeton Telegrafi.

“Departamenti i Drejtësisë nuk do të tolerojë zbulime të paautorizuara që minojnë politikat e presidentit Trump, viktimizojnë agjencitë qeveritare dhe shkaktojnë dëm popullit amerikan”, shkroi Bondi në një memo 4-faqëshe të dërguar të gjithë stafit të Departamentit të Drejtësisë të premten dhe të parë nga POLITICO.


Memoja e Bondit përfshinte citate nga direktivat kontraverse që Trump ka lëshuar në javët e fundit, duke kërkuar hetime nga Departamenti i Drejtësisë për zyrtarët që shërbyen në administratën e parë të Trump.

Në dekadat e fundit, presidentët zakonisht janë përmbajtur nga kërkimi i hetimeve të njerëzve ose kompanive, për shkak të perceptimit se fuqitë zbatuese të Departamentit të Drejtësisë mund të përdoren për të kryer hakmarrje politike.

Megjithatë, mesazhi i Bondi-t përfshin emrin e njërit prej personave që Trump shënjestroi më parë këtë muaj, ish-zyrtarin e sigurisë kibernetike Christopher Krebs, dhe aludon drejtpërdrejt te një tjetër, ish-zyrtarin e Sigurisë Kombëtare, Miles Taylor.

Ai gjithashtu i referohet një lajmi në lidhje me pezullimin e një këshilltari të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, Don Caldwell, për shkak të një hetimi për rrjedhje informacioni.

“Llogaridhënia, përfshirë ndjekjet penale, është e nevojshme për të vendosur një kurs të ri”, shkroi Bondi, pa ofruar ndonjë specifikë në lidhje me hetimet në vazhdim ose pa thënë nëse ndonjë nga personat që ajo i referoi është i dyshuar.

Mbrojtësit e lirisë së shtypit shprehën shqetësim në lidhje me ndryshimin, i cili pritej gjerësisht për shkak të armiqësisë publike të Trump ndaj shtypit dhe ankesave të tij të shpeshta për rrjedhje informacioni.

“Disa nga raportimet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së – nga Watergate te përgjimet pa urdhër pas 11 shtatorit – u bënë dhe vazhdojnë të bëhen të mundura sepse gazetarët kanë qenë në gjendje të mbrojnë identitetin e burimeve konfidenciale dhe të zbulojnë dhe raportojnë histori që kanë rëndësi për njerëzit në të gjithë spektrin politik”, tha Bruce Brown, presidenti i Komitetit të Gazetarëve për Lirinë e Shtypit.

“Mbrojtje të forta për gazetarët i shërbejnë opinionit amerikan duke mbrojtur rrjedhën e lirë të informacionit”, shtoi Brown. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtritë më të fuqishme të Evropës, tani - dhe ndryshimet që pritet të ndodhin tek ato

Ushtritë më të fuqishme të Evropës, tani - dhe ndryshimet që pritet të ndodhin tek ato

Evropa
Kandidati pro-perëndimor, Nicușor Dan, fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kandidati pro-perëndimor, Nicușor Dan, fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Rumania
Kjo javë do të jetë vendimtare për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë - thotë Von der Leyen

Kjo javë do të jetë vendimtare për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë - thotë Von der Leyen

Botë
Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Evropa
“Aeroplani fluturoi 10 minuta pa pilot” – zbulohen detaje të një raporti rreth një fluturimi të Lufthansa-s, në shkurt të vitit të kaluar

“Aeroplani fluturoi 10 minuta pa pilot” – zbulohen detaje të një raporti rreth një fluturimi të Lufthansa-s, në shkurt të vitit të kaluar

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Evropa
Kalo në kategori