LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me burgim të përjetshëm boksieri me rekord ‘të çmendur’

Dënohet me burgim të përjetshëm boksieri me rekord ‘të çmendur’

Ish-boksieri portorikan Felix Verdejo është me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij 27-vjeçare, Keishla Marlen Rodriguez Ortiz.

Ai u shpall fajtor për rrëmbimin e një vajze në vitin 2021, më pas për helmimin e saj, lidhur dhe hedhur nga ura, ndërsa ishte shtatzënë.


Dëshmitari në gjyq ka pohuar se boksieri e ka goditur me grusht në fytyrë të dashurën e tij dhe më pas i ka injektuar një qetësues.

Keishla Rodriguez (Credit: Instagram bereliznichole_)

Më pas, së bashku me dëshmitarin, i ka lidhur duart dhe këmbët viktimës dhe e ka çuar gruan e droguar në urën Teodoro Moscoso, nga e cila e ka hedhur në ujë.

Sipas raportimit, Verdejo më pas kishte shtënë ndaj Rodriguez. Kur u gjet trupi, fytyra e saj ishte aq e shpërfytyruar sa u identifikua vetëm përmes kartelës dentare.

Keishla Rodriguez (credit: The New York Times)

Verdejo është një boksier 27-vjeçar me nofkën El Diamante, i cili gjatë karrierës së tij ka shënuar 27 fitore dhe ka performuar në kategorinë e peshave të lehta.

Ai luftoi për herë të fundit më 12 dhjetor 2020, kur u mposht nga japonezi Masayoshi Nakatani me nokaut teknik. Vlen gjithashtu të theksohet se në vitin 2012 ai përfaqësoi Porto Rikon në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori