LAJMI I FUNDIT:

Dennis Quaid fejohet me të dashurën 39 vite më të re

Dennis Quaid fejohet me të dashurën 39 vite më të re
Dennis Quaid dhe partnerja e tij e re (Foto: Marco Garcia/Getty Images for Lionsgate Entertainment)

Aktori i njohur amerikan, Dennis Quaid dhe partnerja e tij e re, Laura Savoie, janë në rrugën e tyre të lumturisë dhe së fundmi duket se dyshja janë fejuar.

Aktori ka qenë në Hawaii këtë kohë duke promovuar filmin e tij të fundit Midway, ndërsa kjo ishte një mundësi e mirë për të konfirmuar lidhjen me Laurën. 26-vjeçarja është një studente e doktoratës në Universitetin e Teksasit dhe çifti filloi të takohej këtë verë.


Dennis ishte martuar më parë me P.J. Soles, Kimberly Quaid dhe Meg Ryan, madje me këtë të fundit e quajti “marrëdhënien e tij më të suksesshme” deri më sot.

Dennis Quaid dhe partnerja e tij e re (Foto: Marco Garcia/Getty Images for Lionsgate Entertainment)

Dennis dhe Meg ndajnë së bashku djalin 27-vjeçar Jack Quaid. Jack ndoqi gjurmët e prindërve të tij të famshëm dhe u bë aktor gjithashtu, duke luajtur në filma të tillë si The Hunger Games dhe Rampage.

Të gjitha lajmet nga Dennis Quaid
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dennis Quaid

“Përkundër asaj që bëjnë prindërit e mi, ata janë akoma një nënë dhe baba për mua”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu u hap për rolin që divorci i prindërve të tij luajti në fëmijërinë e tij. “Ju jeni mjaft të moshuar për të ditur se çfarë po ndodh, por mjaft i ri për të qenë një lloj naiv për këtë”, vazhdon Jack.

Dennis Quaid (Foto: Getty Images/Guliver)

Dennis është gjithashtu babai i binjakëve Thomas Quaid dhe Zoe Quaid që ai ndan me ish-bashkëshorten Kimberly, dhe para kësaj fejese ai ishte takuar me modelen Santa Auzina, por çifti u ndanë në fillim të këtij viti, pas më shumë se dy vjet së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Kalo në kategori