LAJMI I FUNDIT:

Demolimi i zyrave të KKZ-së, shpërthime e granata dore të prodhimit jugosllav dhe deklarata e kryeministrit Kurti – gjithçka nga situata e sigurisë në veri

Demolimi i zyrave të KKZ-së, shpërthime e granata dore të prodhimit jugosllav dhe deklarata e kryeministrit Kurti – gjithçka nga situata e sigurisë në veri

Shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martën në komunat veriore të Kosovës ku do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunave.

Shpërthimet i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se nga pasditja e martës janë regjistruar disa incidente në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës së Veriut, por që nuk është raportuar për të lënduar. Sipas Policisë, grupet e maskuara kanë përdorë edhe granata dore të prodhimit jugosllav gjatë sulmit të zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Në njoftimin tutje thuhet se Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

“Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qëllim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të  tyre ligjore.

Në orët e para të pasdites të së martës në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Policia, më vonë në një komunikatë për media po ashtu ka thënë se siguron qytetarët se situata e sigurisë në vend përfshirë edhe komunat në veri është stabile.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik ka apeluar për qetësi dhe fton të gjithë qytetarët të jenë të qetë, të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, si dhe mos të bien pre e dezinformimit dhe deklarimeve tendencioze dhe të pavërteta.

“Referuar gjendjes në teren ju njoftojmë se dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”.

Më tej u tha se Policia e Kosovës dhe KFOR-i (njësitet kompetente për deminim-EOD) janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, për pastrimin e zonës, përderisa PK-ja është duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e këtyre personave të dyshuar dhe zhvillimin e hetimeve profesionale për sjelljen e kryerësve të këtyre veprave penale para organeve të drejtësisë.

Ndryshe, një granatë dore, e cila ishte hedhur në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut është tërhequr nga ekipet e KFOR e më pas është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një ambient, i cili nuk paraqet rrezik për qytetarët.

“Neutralizimi” i granatës ndodhi pak pas orës 22:00.

E pas situatës në veri ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se këto sulme po bëhen nga banda kriminale që sipas tij dirigjohen nga presidenti i Serbisë.

Ai thotë se më këto veprime këto struktura po tregojnë pafuqinë e tyre politike në këtë pjesë të Kosovës.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore”, ka shkruar Kurti.

I pari i ekzekutivit thotë se pas sulmeve të tilla do të shtohen forcat policore në atë pjesë të Kosovës.

“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj”.

“Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë”.

Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, dhe të gjithë zyrtarët që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.

Për gjendjen në veri kanë reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori