LAJMI I FUNDIT:

Demokraci Plus: Qeveria e ardhshme të përgatitet për “Procesin e Berlinit”

Demokraci Plus: Qeveria e ardhshme të përgatitet për “Procesin e Berlinit”

Demokraci Plus (D+) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) mbajtën konferencë lidhur me Procesin e Berlinit, obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen, duke kërkuar nga Qeveria e ardhshme që të përgatitet për këtë proces.

Ne këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të LDK-së dhe VV, si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile, ku u diskutua rreth përgatitjeve për agjendën e Procesit të Berlinit dhe përmbushjen e obligimeve të marrura nga Kosova në këtë proces.

Granit Tërnava nga KAS tha se Kosova ka përfituar shumë nga ky proces, por vuri në pah se në raport me Serbinë duhet të merret më shumë parasysh procesi i Berlinit, për të zgjidhur disa probleme, duke shpresuar se Qeveria e re do të fokusohet më shumë në këtë proces.

Jetmir Bakija nga D+ prezantoi studimin, “Obligimet nga ‘Procesi i Berlinit’ për Studim të Ligjit dhe Mirëqeverisje.

Ai tha se ky studim përqendrohet në obligimet që ka marrë Qeveria e Kosovës në këtë proces dhe premtimet për mirëqeverisje dhe sundim të ligjit, kur dihet se edhe D+ fokusohet në këto pika.

Avdullah Hoti, nga LDK tha se përfitimet nga ky proces nuk janë të pakta, por përmendi disa sfida të Kosovës që lidhen me këtë proces, duke thënë se duhet strategji nacionale për t’i adresuar këto sfida.

“Përfitimet nga ky proces janë se është hera e parë që Kosova është trajtuar plotësisht e barabartë si vendet e tjera, edhe pse përfaqësimi në tri takimet e para ishte me fusnotë. Mosmarrëveshjet që kemi me Serbinë vazhdojnë ta pengojnë këtë proces. Po i përmend disa sfida: sfidat e brendshme që ne vetë ia krijojmë vetës, paqëndrueshmëria e brendshme politike, zgjedhjet e shpeshta, paqëndrueshmëria institucionale, institucionet e dobëta etj”, tha ai.

Albulena Haxhiu nga VV theksoi se në përgjithësi sa i përket rrugëtimit të Kosovës në BE, nevojitet një qasje e re.

“Duhet të ketë një qasje ndryshe, një mendësi të re në rrugëtimin evropian dhe në përgjithësi në politikën e jashtme. Ajo çfarë kemi marrë si mesazh nga procesi i Berlinit është se vendet e Ballkanit nuk kanë perspektivë, nëse nuk i rregullojnë punët e tyre ‘punët e shtëpisë’. Kështu, fokusi vendoset te sundimi i ligjit, sepse Kosova ka më së shumti probleme me këtë”, tha ajo.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi u shpreh se zotimet që janë dhënë nga zyrtarët tanë sa i përket procesit të Berlinit, kanë mbetur në letër dhe nuk kanë ndryshuar diçka për të mirë, por pret që Qeveria e ardhshme të fokusohet më shumë në këtë proces.

Allen Meta nga D4D u shpreh se Qeveritë deri më tani nuk kanë qenë transparente dhe si të tilla edhe shoqëria civile dhe qytetarët nuk kanë ditur mjaftueshëm se çfarë po ndodh me procesin e Berlinit, kështu që zotimet kanë mbetur në zyrat e ministrive.

Sipas tij, edhe problemet bilaterale konkretisht raporti i Kosovës me Serbinë kanë bërë që të stagnoi ky proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori