Agron Demi nga instituti GAP, vlerëson se suksesi i Qeverisë së re do të varet nga krijimi i vendeve të reja të punës. Ai thotë se Ligji për Zonat Ekonomike mund të ndikojë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës nëse hartohet si duhet.
“Një prej problemeve kryesore që janë përmendur para zgjedhjeve të fundit është papunësia, varfëria, izolimi, dhe këto do të jenë temat me të cilën do të vlerësohet edhe qeveria e re, për shkak se dialogu e çështjet tjera janë vlerësuar më pak të rëndësishme andaj suksesi i qeverisë së re do të varet pikërisht sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës. Edhe Ligji për zonat ekonomike mundet me qenë një prej faktorëve që ndikon në zhvillim ekonomik edhe në rritjen e vendeve të reja të punës nëse hartohet si duhet dhe punohet koonform normave ligjore kur të vendosen”, tha Demi për Ekonomia Online.
“Edhe Qeveria apo partia më e madhe e cila ka fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit ka premtuar që do të ketë subvencione apo krijim të lehtësirave për bizneset e reja qoftë duke krijuar inkubatorë në komuna të ndryshme me qëllim që me ju krijuar lehtësira dhe shpresoj që këto premtime do të realizohen”, tha Demi.
Ai tha që Kosova përballet me një deficit të lartë tregtar, dhe ajo çfarë do duhej të bënte qeveria e re është që të identifikojë ata sektorë prodhues të cilët kanë kapacitet të rrisin prodhimin me qëllim që deficiti tregtar të bie.
“Ne ende përballemi me një deficit të lartë tregtar, në mungesë të prodhimit të brendshëm ne importojmë gjithçka që konsumojmë apo produktet më bazike. Të vetmen pjesë që e kemi pas apo një zhvillim më të mirë ka qenë në sektorin e shërbimeve e cila edhe ajo është prek shumë nga pandemia. Ajo çfarë do duhej ndodhte është që Qeveria e re sidomos të identifikojë ata sektorë prodhues, të cilët kanë kapacitet me rrit prodhimin dhe punësimin me qëllim që të bie deficiti tregtar dhe mjetet që gjenerohen këtu apo që vinë prej diasporës të mbeten brenda vendit dhe të krijohet zhvillim këtu dhe jo të dalin jashtë vendit për shkak të importit”, u shpreh tutje ai.
Demi flet dhe për dialogun dhe ndikimin e tij edhe në proceset ekonomike, duke theksuar që qeveria në ardhje nuk e ka krijuar një lidhje mes zhvillimit ekonomik dhe dialogut duke pretenduar që zhvillimi ekonomik është më i rëndësishëm se dialogu.
Ai vlerëson që nëse vazhdon kjo kohë pafundësisht e dialogut ndikon edhe tek zhvillimi ekonomik e edhe tek punësimi.
“Edhe pse qeveria në ardhje apo partia fituese nuk e ka krijuar një lidhje në mes zhvillimit ekonomik dhe dialogut duke pretenduar që më e rëndësishme është zhvillimi ekonomik dhe punësimi sesa dialogu. Periudha 10 vjeçare prej fillimit të dialogut për shkak se janë bërë 10 vite ka treguar që nëse vazhdon kjo kohë e dialogut pafundësisht ndikon edhe në zhvillimin ekonomik për shkak se Kosova është duke treguar sinjale tek investitorët potencialë edhe tek vendet tjera se është një vend ende pa një status të definuar dhe krijon nuk është një siguri e madhe për investitorët e huaj andaj këto dyja duhet të lidhen ose t’i jepet fund dialogut sa më shpejtë, me qëllim që t’i krijohet hapësirë zhvillimit ekonomik dhe punësimit sepse nëse vazhdon kjo zvarritje do të ketë ndikim edhe në investimet e huaja e edhe në punësim”, përfundoi Demi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Video Editing Course
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'