Demi Lovato ka deklaruar se është mashkullor aq sa femërore, në një intervistë të re kur diskutoi për kalimin në gjininë asnjanëse.

Këngëtari/ja e hitit “Sorry Not Sorry” u shfaq në emisionin “Today” për të folur për jetën pasi ndryshoi përemrat në ai/ajo në muajin maj, dhe bëri shaka duke thënë një ditë shpreson të bëhet një ‘aunkle’ (term që i referohet gjysmë hallë/teze dhe gjysmë xhaxha/dajë).

Lovato, 29 vjeç, shpjegoi: “Mënyra se si unë ua shpjegoj të qenit asnjëanës, ose gjinisë jokonformuese, është për mua personalisht – nuk mund të flas me të gjithë në përvojën e tyre – kur arrita në kuptimin se jam po aq mashkullor aq sa edhe femërore”, shkruan DailyMail.

Demi shtoi: “Energjia ime mashkullore dhe femërore janë të barabartë, aq sa mund të vesh një fustan dhe taka tani, por nuk identifikohem si vetëm një grua, apo vetëm një burrë, dhe identifikohem si të dyja”.

Ylli i muzikës pop – i/e cili/a ka një pasuri neto të përfolur prej 40 milionë dollarësh – më pas tha se si e kuptojnë që njerëzit e zakonshëm jo gjithmonë mund t’i kenë përemrat e tyre të saktë – dhe për këtë, Demi tha: “Unë kam shumë respekt”.

Lovato gjithashtu pranoi se edhe asaj/atij i ngatërrohen përemrat nganjëherë.

Me shaka, këngëtari/ja tha: “Unë ende ngatërrohem ndonjëherë dhe them: ‘Oh, mezi pres të jem një teze/hallë një ditë”, dhe pastaj them: “Prit, çfarë fjale përdora? Unë mendoj se për këtë duhet të përdor termin ‘aunkle’ (gjysmë hallë/teze dhe gjysmë xhaxha/dajë)”.

“Unë jam tërhequr nga qeniet njerëzore dhe nuk ka rëndësi se si identifikoheni ju. Unë nuk e mbaj veten të ndaj dashurinë time me askënd”, tha Demi gjatë intervistës.

Në maj të këtij viti, Lovato ndau lajmin me fansat e saj/tij në një video të publikuar në Twitter dhe shpjegoi se ai/ajo do të ndryshonte gjininë e saj në asnjanëse.

Demi, e cila identifikohet si aseksuale, tha se nuk duhet të shihet “ekspert/e ose zëdhënës/e e kësaj çështje”, dhe “ka hapur një nivel tjetër të cenueshmërisë”, duke ndarë lajmet me fansat e saj/tij.

Në video këngëtari/ja tha: “Dua të shfrytëzoj këtë moment për të ndarë diçka shumë personale me ju. Gjatë një viti e gjysmë të kaluar unë kam qenë duke bërë një punë shëruese dhe vetë-reflektuese, dhe përmes kësaj pune kam pasur zbulesën që e identifikoj si jobinare (i/e papërcaktuar në gjini)”.

“Me atë që thash, unë do të ndryshoj zyrtarisht përemrat e mi në ai/ajo. Unë mendoj se kjo përfaqëson më së miri rrjedhshmërinë që ndjej në shprehjen time gjinore dhe më lejon të ndihem më autentike dhe e vërtetë për personin që unë e njoh se jam dhe ende po e zbuloj”, kishte deklaruar ai/ajo. /Telegrafi/