Pamjet brutale e tregojnë momentin, kur demi kalon nëpër grilat e një kafazi dhe godet disa herë një burrë që e torturonte.

Incidenti që ka ndodhur diku në Spanjë, e shfaqë njeriun me bluzë të kuqe që është zgjedhja më e keqe në rast se dilet para një demi, sepse besohet se ia tërheqë shumë vëmendjen, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni kur kafsha hyn në kafazin e zbrazët dhe i vihet pas burrin, i cili ngecë në mesin e dy shufrave.

Derisa të tjerët provojnë ta largojnë, viktima e qëlluar disa herë nga brirët largohet zvarrë nga të pranishmit.

Mësohet se ai është dërguar në spital, ku i janë shëruar lëndimet e lehta që ka marrë. /Telegrafi/