LAJMI I FUNDIT:

Deliu për ngjarjen tragjike në Prishtinë: Festimin e Rinën i kam njohur që nga fillimet

Deliu për ngjarjen tragjike në Prishtinë: Festimin e Rinën i kam njohur që nga fillimet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Prishtinë, ku humbi jetën dizajneri i njohur kosovar, Festim Isufi. Sipas raportimeve, në të njëjtin incident ka mbetur e lënduar edhe partnerja e tij, Rina, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar nga shumë figura publike, përfshirë edhe deputeten e PDK-së.

“Festimin e Rinën i kam njohur që nga fillimet. Që në ditët e para kur hapën studion, e cila nuk ishte thjesht një hapësirë mode, por një vend i krijimtarisë, pasionit dhe përkushtimit. Kam pasur rastin të vishem disa herë me kreacionet e tyre, veshje që mbartnin histori, që përçonin shpirtin e një pune të bërë me dashuri për çdo detaj,” ka shkruar Deliu-Kodra.


Ajo më tej e ka cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe të papranueshme, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në shoqëri.

“Ngjarja e sotme është e rëndë, tronditëse dhe e papranueshme. Dhuna nuk ka justifikim. Çdo akt i tillë është plagë për shoqërinë tonë, dhe përgjegjësinë për t’i thënë ndal e kemi të gjithë. Më vjen keq për përfundimin tragjik të një jete që dikur krijonte mrekulli. Shërim të plotë dhe të shpejtë për Rinën”, përfundon ajo.

Sipas informatave nga autoritetet, 34-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i ftohtë, ndërsa partnerja e tij ka pësuar lëndime të ngjashme dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia po zhvillon hetimet për të zbardhur plotësisht rastin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas shpalljen në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Pas shpalljen në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Magazina

"Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti", debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision

Magazina
Një video e Angelina Joliet dhe truprojës së saj shkaktoi reagime, a po ndihej aktorja në siklet?

Një video e Angelina Joliet dhe truprojës së saj shkaktoi reagime, a po ndihej aktorja në siklet?

Magazina
Elvis dhe Belina Pupa përballen me drejtësinë, akuzohen për kultivim të kanabisit në Australi

Elvis dhe Belina Pupa përballen me drejtësinë, akuzohen për kultivim të kanabisit në Australi

Magazina
Është Kuvendi apo 'Red Carpet'? Adriana Matoshi sfidon kodin e veshjes me një paraqitje ekstravagante në parlament

Është Kuvendi apo 'Red Carpet'? Adriana Matoshi sfidon kodin e veshjes me një paraqitje ekstravagante në parlament

Magazina
Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes

Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes "Pastrimi" në Prishtinë - aktorja që prej vitesh punon në këtë ndërmarrje publike

Magazina
Kalo në kategori