LAJMI I FUNDIT:

Delegohen gjyqtarët për xhiron e fundit në BKT Superligë, Nuza drejton ndeshjen kryesore

Delegohen gjyqtarët për xhiron e fundit në BKT Superligë, Nuza drejton ndeshjen kryesore

Të dielën do të zhvillohet xhiro e fundit e këtij edicioni në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Tanimë çështja e titullit të kampionit ka marrë fund, por edhe për skuadrat që do të dalin në Evropë.


Ballkani do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve si kampion i ri i Kosovës, derisa Gjilani, Drita e Llapi do të luajnë në Ligën e Konferencës nga pozitat, dy, tre dhe katër.

Por ende nuk dihet se cila skuadër do të mbetet në barazh, pasi rrezikojnë pozitën e tetë ekipet si Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica.

Drenicasit janë më të favorizuar për t’iu shmangur asaj pozite pasi në ndeshjen e fundit luajnë në udhëtim te Feronikeli.

Padyshim dueli më interesant në këtë xhiro të fundit do të zhvillohet në stadiumin Liman Gega në Malishevë, ku Malisheva pret Dukagjinin.

Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje së bashku me ndihmësit Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani.

Të gjithë duelet e xhiros së fundit në BKT Superligë zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori