LAJMI I FUNDIT:

Dele Alli thyen heshtjen pas komenteve të trajnerit të Besiktas se “ai nuk e meritonte të luante”

Dele Alli thyen heshtjen pas komenteve të trajnerit të Besiktas se “ai nuk e meritonte të luante”

Dele Alli pranoi se ai nuk ka përmbushur pritjet që nga huazimi i tij te Besiktas, por ish-ylli i Tottenham Hotspur beson se tani është kthyer në rrugën e duhur.

Anglezi u rikthye në formë të premten mbrëma duke u zgjedhur ‘Lojtari i Ndeshjes’ në fitoren 3-0 të Besiktas ndaj Alanyaspor, të cilën ai e mbylli me gol.


26-vjeçari kishte luftuar më parë me klubin turk – ku ai është i huazuar këtë sezon nga Everton – dhe u kritikua nga trajneri i ri, Senol Gunes.

Menaxheri, i cili zëvendësoi Valerian Ismaelin si trajner i Besiktas në tetor, e përcaktoi anglezi si një lojtar me performancë të dobët.

“Dele Alli ka pasur një karrierë të mirë. Por ai nuk e meriton të luajë për momentin. Situata aktuale nuk i ka përmbushur pritjet tona si ekip”.

“Ne presim që ai të kontribuojë për ekipin, por mendojmë se ai nuk mund të kontribuojë për momentin. Do ta vlerësojmë atë me të dhe klubin. Jemi përgatitur për ndeshjet me lojtarët këtu”, ka thënë Gunes.

Por, ish-ylli i Spurs u përgjigj me stil të bukur të premten dhe më pas u pyet për komentet pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që shënova një gol dhe mora tre pikë. Ne treguam një paraqitje të fortë para tifozëve tanë”, ka thënë fillimisht Alli.

“Mund të mos kem qenë në gjendje të bëj atë që pritej deri më tani, por kjo ndeshje ishte një mundësi”.

“Do të përpiqem të kontribuoj për ekipin sa më shumë që të mundem”, përfundoi anglezi.

Dele Alli tani ka dy gola në 10 paraqitje për Besiktas dhe do të duhet të përmirësojë qëndrueshmërinë e tij nëse dëshiron të kthehet në nivelet që tregoi si lojtar i Tottenham Hotspur nën drejtimin e Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori