LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Shpresoj që Conte të kthehet në Itali

Del Piero: Shpresoj që Conte të kthehet në Itali
BERLIN, GERMANY - APRIL 18: Laureus World Sports Academy member Alessandro Del Piero speaks in the Winners Photocall at the Messe Berlin on April 18, 2016 in Berlin, Germany. (Photo by Boris Streubel/Getty Images for Laureus)

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, shpreson që një ditë Antonio Conte të rikthehet në Itali.

Trajneri i Chelseat është një nga emrat për të zëvendësuar Giampiero Venturan dhe Del Piero beson se tifozët do dëshironin një rikthim të tij.


Ventura do shkarkohet edhe në rast se kualifikohet për ‘Rusi 2018’, Ancelotti në pritje  
Lexo po ashtu Ventura do shkarkohet edhe në rast se kualifikohet për ‘Rusi 2018’, Ancelotti në pritje  

“Conte? Ai bëri punë të madhe me Juventusin, po ashtu edhe me kombëtaren e italisë”, ka thënë Del Piero për Sport360.

“Do donim që ai të rikthehej në Itali, ai është trajner i madh”.

“Ai ka përmirësuar ekipet që ka stërvitur dhe këtë ka bërë edhe me Chelsean sezonin e kaluar, ashtu edhe te Juventusi”.

“Kemi pasur disa probleme dhe ai i ka rregulluar, pastaj kemi fituar titullin. Ai ka kualitete të mëdha, kjo është edhe arsyeja pse stërvitë klube të mëdha”.

“Shpresoj të ketë suksese te Chelsea dhe një ditë të rikthehet këtu”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/