LAJMI I FUNDIT:

Del në konsultim projektligji për tatimin mbi pronë

Del në konsultim projektligji për tatimin mbi pronë

Edhe sot vazhdon punëtoria “Konsultimi për Projektligjin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme”, e cila organizohet nga Ministria e Financave dhe projekti Decentralizim dhe Përkrahje Komunave, DEMOS.

Sipas njoftimit të MF-së, objektivi kryesor i punëtorisë është t’iu ofrojë komunave, akterve të ndryshëm relevant si OJQ-ve, komunitetit të bizneseve, etj. shkëmbimin e ideve dhe konsultimeve në lidhje me Projektligjin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme.


Pjesëmarrës në këtë punëtori do të jenë: zyrtarët komunal, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Menaxher të tatimit në pronë, akterët zhvillimor të ndryshëm relevant OJQ-të, bizneset e ndryshme, si dhe përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. /Telegrafi/