LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi i pasurisë, 100-ditëshi i Qeverisë Kurti dhe tarifat e reja të Roamingut – top ngjarjet e javës në ekonomi

Deklarimi i pasurisë, 100-ditëshi i Qeverisë Kurti dhe tarifat e reja të Roamingut – top ngjarjet e javës në ekonomi

Publikimi i regjistrave të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për viti 2021 nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), bërja e 100 ditë të Qeverisë së Kosovë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe hyrja në fuqi e tarifave të reja të Roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor, ishin ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Qysh në fillim të javës, AKK ka nisur publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.


Deklarimi vjetor i pasurisë për këtë vit kishte filluar me 1 mars përfunduar më 31 mars.

Sipas përllogaritjeve, del se kryeministri Albin Kurti në deklarimin e pasurisë thotë se ka të kursyera mbi 500 euro, ndërsa si detyrime ai ka 300 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Në formularin e deklarimit, përcjell Telegrafi, i pari i ekzekutivit tregon se do të paguajë qira për tri vite qira nga 250 euro në muaj.

Pasuria e kabinetit Kurti – deklarimet për vitin 2020 dhe 2021
Lexo po ashtu Pasuria e kabinetit Kurti – deklarimet për vitin 2020 dhe 2021

Kurti deklaron se ka një banesë prej 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë euro e blerë në emër të bashkëshortes.

Ai thotë se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 300 mijë euro në afat për 25 vite, e marr në emër të blerjes së banesës.

Kurti thotë se nuk posedon veturë, ndërsa për sa i përket parave të gatshme, ai thotë se ka 529.26 euro kursime vetanake, kurse 10 mijë euro janë në emër të bashkëshortes.

Nga të hyrat mujore, ai thotë se nga pozita e kryeministrit merr 1,305.49 euro, ndërsa për tre muaj nga paga në Lëvizjen Vetëvendosje ka marr 4,200 euro.

Shuarja e AKP-së, reduktimi i shtesave për pensionistët dhe votimi për heqjen e homologimit – disa nga vendimet në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu Shuarja e AKP-së, reduktimi i shtesave për pensionistët dhe votimi për heqjen e homologimit – disa nga vendimet në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Kurti gjatë kësaj jave i ka bërë 100 ditë prej se është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Prej kur mori detyrën, ekzekutivi mbajti gjithsej 17 mbledhje qeveritare, ku në takimin e 11-të të saj kishte miratuar Programin Qeverisës, derisa ende nuk e ka miratuar Planin e Punës.

Gjatë kësaj periudhe, në aspektin ekonomik kjo qeveri kishte marr disa vendim.

Qytetarët e Kosovës gjatë qëndrimit në njërin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga 1 korriku nuk do të paguajnë asnjë çmim shtesë për thirrjet e realizuara telefonike dhe mesazhet e pranuara e të dërguara.

Tarifat e Roamingut i referohen shërbimeve që qytetarët shfrytëzojnë në një shtet tjetër, nga qendra e operatorit të telefonisë mobile ku janë të regjistruar.

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Roamingut në Ballkan, qytetarët e Kosovës do të komunikojnë pa çmime shtesë
Lexo po ashtu Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Roamingut në Ballkan, qytetarët e Kosovës do të komunikojnë pa çmime shtesë

Këto tarifa do të eliminohen në bazë të marrëveshjes së Roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë). Kjo marrëveshje ishte arritur në prill të vitit 2018, në Samitin e Parë Dixhital të mbajtur në Shkup. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është paraparë të bëhet në dy faza.

Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes për Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është paralajmëruar se do të zbatohet më 1 korrik 2021.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Në këtë javë, Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si vazhdim i aksionit të mëhershëm “Subvencionet”, ndërsa janë arrestuar 21 persona, nga të cilët 14 janë zyrtarë.

Prokurori Rafet Halimi kishte thënë se operacioni është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, gjilan dhe Istog.

Sipas tij shumica e të arrestuarve janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrejshme.

Prokuroria jep detaje në rastin 'Subvencioni 2021': Janë arrestur 21 persona prej tyre 14 zyrtarë
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje në rastin 'Subvencioni 2021': Janë arrestur 21 persona prej tyre 14 zyrtarë

Po ashtu, rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës mbi situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, ka dështuar të kalojë në Kuvend pasi nuk mori votat e mjaftueshme.

Kjo rezolutë, e cila ka dalë pas debatit parlamentar ditë më parë për mbështetjen e bizneseve të prekura gjatë pandemisë, nuk mori më shumë se 14 vota të deputetëve, derisa kundër ishin 59.

Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, gjiganti i rrjeteve sociale Facebook për herë të parë në historinë e themelimit ka arritur kapitalin e tregut në 1 trilion dollarë.

Pra, është kompania e pestë amerikane që shënoi momentin historik, duke u bashkuar me Apple, Microsoft, Amazon dhe Google. /Telegrafi/