LAJMI I FUNDIT:

Facebook për herë të parë arrin kapitalin e tregut në 1,000,000,000,000 dollarë

Facebook për herë të parë arrin kapitalin e tregut në 1,000,000,000,000 dollarë

Facebook për herë të parë në historinë e themelimit ka arritur kapitalin e tregut në 1 trilion dollarë.

Gjiganti i rrjeteve sociale është kompania e pestë amerikane që shënoi momentin historik, duke u bashkuar me Apple, Microsoft, Amazon dhe Google, përcjell Telegrafi.

Aksionet e ndërmarrjes u mbyllën në vlerën prej 355.64 dollarë apo 4.2 për qind. Kjo rritje erdhi pasi një vendimi ligjor ka hedhur poshtë një ankesë anti-trust të sjellë nga Komisioni Federal i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Rrjeti social pothuajse të gjitha të ardhurat i ka nga reklamat e personalizuara që u shfaqen përdoruesve në Facebook dhe Instagram.

Kapitali i tregut i Facebook, 2012-2021

Gjatë vitit 2018, kompania kishte përsuar një rënie kolosale prej 19 për qind. Kjo rënie erdhi mes një numri skandalesh, duke përfshirë rrjedhjet e të dhënave, lajmet e rreme dhe më së shumti skandalin Cambridge Analytica, në të cilin një kompani e të dhënave kishte pasur qasje në mënyrë të jashtëligjshme në të dhënat e 87 milionë përdoruesve.

Pavarësisht skandaleve, Facebook ka vazhduar të rrisë bazën e tij të përdoruesve dhe të rrisë në mënyrë të qëndrueshme të ardhurat.

Që nga korriku i 2018-së, çmimi i aksioneve është rritur më shumë se 90 për qind. /Telegrafi/