LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i opinioneve nga Komisioni i Venecias, deklaratat e Kurtit e Haxhiut dhe kërkesa e BE-së – zhvillimet e fundit lidhur me Vettingun dhe Byronë

Miratimi i opinioneve nga Komisioni i Venecias, deklaratat e Kurtit e Haxhiut dhe kërkesa e BE-së – zhvillimet e fundit lidhur me Vettingun dhe Byronë

Komisioni i Venecias në seancën e mbajtur të premten ka votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën; atë për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Një ditë më vonë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tregoi se ky Komision i ka dhënë dritën e gjelbër propozimit të Qeverisë së Kosovës për Vettingun.

Po ashtu, Haxhiu bëri të ditur se Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër edhe për formalizimin e punës për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë.

Miftaraj, ministres Haxhiu: Komisioni i Venecias tha se propozimi i Qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha
Lexo po ashtu Miftaraj, ministres Haxhiu: Komisioni i Venecias tha se propozimi i Qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha

Në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ajo tha se në Kosovë do të ketë Vetting të plotë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen”, u shpreh Haxhiu para mediave, të shtunën.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Lajmin se tashmë është hapur rruga për Vettingun dhe krijimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, e dha edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se fillimi i reformës në sistemin gjyqësor është substancial.

Sipas tij, këto dy reforma në sistemin gjyqësor janë vlerësuar lart nga Komisioni i Venecias.

Vettingu në drejtësi dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme, BE: Të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias
Lexo po ashtu Vettingu në drejtësi dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme, BE: Të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias

“Sot jam para jush për të prezantuar fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme…. Të dy këto të vlerësuar lartë edhe nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin e plotë për të jetësuar reformën e premtuar”, tha kryeministri.

Sipas tij, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtylla të shtetit demokratik.

“…Programi ynë synon drejtësi. Është detyrë e jona që të veprojmë përmes reformave përmbajtjesore në dobi të sundimit të ligjit, pushtet të fuqishëm gjyqësor përmes prokurorëve energjikë e gjyqtarëve të mençur”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se të gjithë janë dëshmitarë të njollosjes së shpeshtë të gjyqësorit nga vetë gjyqtarë e prokurorë me veprime të pandërgjegjshme, të pamatura e të ndikuara politikisht.

“Gjyqësori i tillë sfidon shtetësinë…gjyqësor të atillë nuk duam”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti

Në anën tjetër, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të ndjekë reformën e gjyqësorit në përputhje me standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare si dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikolla Gaon në një deklaratë për Telegrafin theksoi se BE-ja vlerëson punën e Komisionit të Venecias për nxjerrjen e opinioneve në lidhje me Koncept-Dokumentin për Vettingun e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, draft amendamentet e Kushtetutës së Kosovës, si dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Është me rëndësi të sigurohet që secila masë e reformës në drejtësi të hartohet dhe zbatohet në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e theksuara nga Komisioni i Venecias në opinionet e tij.

Në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias, BE-ja konsideron se Vettingu në shkallë të gjerë i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të konsiderohet vetëm si masë e jashtëzakonshme e fundit pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet dhe mekanizmat ekzistues për sigurimin e integritetit brenda gjyqësorit”, tha ai.

Gaon më tej shtoi se BE-ja inkurajon fuqishëm Qeverinë e Kosovës të ndjekë reformën e gjyqësorit në përputhje me standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Për të siguruar ndikim afatgjatë nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj reformës së gjyqësorit.  BE-ja ka dialog të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi. BE-ja mirëpret që të angazhohet edhe më tej në këtë çështje për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit”, tha ai. /Telegrafi/

Zyra e BE-së në Kosovë

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori