LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e artistëve të rinj që u bënë viral me vetëm një këngë në vitin 2020

Deklaratat e artistëve të rinj që u bënë viral me vetëm një këngë në vitin 2020
Merita Latifi, Don Xhoni, Bardhi dhe Gjesti Foto: Instagram

Ëndrra e pothuajse secilit artist është që këngët e tyre të bëhet virale në rrjet.

Në realitet, një gjë e tillë është problem për t’u arritur, pa marrë parasysh se sa shumë punohet për cakun e dëshiruar.


Aq më shumë kur në estradën shqiptare çdo ditë e më shumë paraqiten emra të rinj, me projekte unike, kjo bëhet edhe më e vështirë.

Foto: Anara Publishing

Sidoqoftë kësaj, disa artistë kanë arritur që përmes një kënge të bëjnë bujë në industrinë muzikore.

Në janar të vitit 2020, titulli i këngës “Idiote” shfaqej në pothuajse të gjitha kanalet televizive, faqet rozë e rrjete sociale.

Gjesti Foto: Instagram/gjestt

Arritja e këtij suksesi i shkon padyshim këngëtarit Gjesti, i cili deri në atë kohë nuk ishte i njohur në publik.

Deri më tani, prodhimtaria muzikore ka arritur rreth 10.499.161 klikime në platformën e popullarizuar YouTube.

Duke grumbulluar një numër të madh të fansave që e përkrahën, Gjesti zgjodhi që përpos “Idiote” të mos lansonte ndonjë këngë tjetër.

Ndonëse jo gjithherë nevojitet krijimtari personale muzikore që të pëlqehet nga audienca e gjerë.

Shembulli konkret i një ripërpunimi të një kënge të vjetër është ai i Merita Latifit.

Artistja në prill të këtij viti solli në treg këngën “Qa me bo”, që është kënduar më parë nga Aziz Murati.

Ajo jo vetëm që arriti shikueshmëri më të madhe së kënga origjinale, por zuri vend të rëndësishëm edhe në estradë.

‘Remake’ i projektit deri më tani në platformën YouTube dhe arritur 10.292.286 klikime, kurse Merita nuk është ndalur fare me të rejat nga karriera profesionale.

“Thënë të drejtën, ‘coveri’ i këngës “Qa me bo” ka qenë kërkesë e fansave, sepse si fillim e kemi bërë një pjesë të shkurtër të saj. Pasi u pëlqye nga fansat, zgjodhëm të bëjnë të plotën, kemi pritur sukses, por jo edhe aq”, u shpreh Latifi në një prononcim për Telegrafin.

Merita Latifi Foto: Instagram/meritalatifi_

Ajo përndryshe shtoi se tashmë ka vëmendje më të madhe për bashkëpunime, organizime e shumë të tjera.

“Projekti i radhës është duke u përpunuar dhe besoj që në fillim të vitit do të vijmë me të reja, sepse ua kam borxh atyre që më mbështesin”, përfundoi artistja.

Sensacioni i vitit 2020 është bërë tashmë një rep-artist, i cili nuk po ndalet me sukseset e tij. Bëhet fjalë për Don Xhonin, që përmes një ‘freestyle’ siguroi me mijëra fansa dhe popullaritet me zhanrin që kultivon.

Don Xhoni Foto: Instagram/don_xhoni

Lëvizjet e tij marrin vëmendje mediatike, ndërsa edhe jeta private e tij ka filluar që të komentohet në mediat rozë.

Përpos “Kokaina”, “Baby”, “Alles Gute Criminale”, “Cash Cash”, “Tjera Llafe”, Don numëron edhe duetin e suksesshëm me Enca Haxhia, që titullohet “Break Down”.

Një kushtim të madh ndaj muzikës e pati edhe artisti Bardhi, duke publikuar albume dhe këngë të ndryshme.

“Betohemi” ishte hapi i radhës që bëri artistin të arrijë majën e suksesit dhe jo vetëm

E publikuar për herë të dytë në YouTube, prodhimtaria muzikore ka arritur 3.436.740 klikime, kurse versioni i marrë kishte grumbulluar mbi 10 milionë.

Për Telegrafin artisti i njohur ka deklaruar për suksesin e këngës, famën dhe projektet që do të vijnë në vitin 2021.

“Projekti “Betohemi” ka qenë ndër projektet më speciale që kisha punuar ndonjëherë, por sa i përket suksesit, me shumë modesti them se nuk e kemi pritur deri në atë pikë. Fama nuk është se ka ndikuar në karrierën time sepse nuk ka qenë asnjëherë ëndërr e imja fama, qëllimet mia kanë qenë të arrijë në pikën si artist që nuk ndalet duke sjellë këngë të mira”, u shpreh Bardhi.

Po ashtu Bardhi paralajmëroi se në bashkëpunim me SBS Entertainment do të sjellë shtatë deri në tetë projekte gjatë vitit 2021. Dy prej tyre do të jenë bashkëpunime, me artistë dhe DJ.

Bardhi Foto: Instagram/bardhylidrizi

Për shkak të talentit dhe interpretimit të mrekullueshëm të këngëve, Bardhi arriti të bashkëpunojë edhe me Fifin dhe DJ-Gimio.

“Du & Ich” mban titullin projekti, që vinte në pah edhe njëherë tiparet interesante që artisti posedon.

Derisa konkurrenca në tregun muzikor po rritet, të famshmit dhe yjet e reja po japin maksimumin e tyre që të sjellin versionin më të mirë të vetës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Kalo në kategori