Luis Enrique është shprehur i zhgënjyer pas barazimit ndaj Betisit në udhëtim.

Barcelona shpëtoi me një barazim 1-1 në fund të ndeshjes, kur Suarez nivelizoi rezultatin.


Por, më parë Barcës iu mohua një gol i pastër në këtë takim, gjë për të cilën Enrique nuk komentoi natyrisht për t’iu shmangur dënimeve nga federata.

“Ne kemi marrë një pikë dhe kjo është pozitive sepse ata ishin më të mirë se ne për 30 minuta në pjesën e dytë”.

“Është mëkat, sepse ne kemi pasur ecuri të mirë të fitoreve, por ky është futbolli. Ka edhe shumë për t’u luajtur në kampionat”, u shpreh Enrique.

Barcelona ka një pikë më pak se Reali që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

telegrafi sport app