LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Cavanit për Ronaldon shpjegon pse Erik ten Hag donte që ai të largohej

Deklarata e Cavanit për Ronaldon shpjegon pse Erik ten Hag donte që ai të largohej

Mosmarrëveshja me Cristiano Ronaldon dhe rënia pasuese ka dëshmuar të jetë saga përcaktuese e mbretërimit të Erik ten Hag në Manchester United deri më tani.

Trajneri i Djajve të Kuq, në sezonin e tij debutues, largoi yllin më të madh nga skuadra dhe doli triumfues, duke dëshmuar se ai nuk e kishte gabim. Me këtë në mendje, disa komente të vjetra nga Edinson Cavanin janë rishfaqur që mund të ofrojnë një shpjegim se pse holandezi ishte aq i etur për të ndarë rrugët me portugezin.


Duke folur në maj të vitit të kaluar, Cavani pranoi se mendonte se ditët e tij në Old Trafford ishin të numëruara pas ardhjes së Ronaldos. Ai duket se sugjeron se sa herë që fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë i bashkohet një klubi, një trajner ndihet i detyruar të luajë me të.

Pas vlerësimit brutal nga Cristiano, Manchester United ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në Carrington
Lexo po ashtu Pas vlerësimit brutal nga Cristiano, Manchester United ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në Carrington

Uruguaiani shpjegoi: “Duke ditur pak për botën e futbollit këto ditë, gjëja e parë që bëra ishte të telefonoja agjentin tim dhe i thash: “Po ju kërkoj të më gjeni një klub tjetër”

“Por, jo sepse nuk doja të luaja me Cristiano Ronaldon. Jo. Sepse pata mundësinë ta njoh, dhe ai është një profesionist i madh, me objektivat e tij, dhe kjo është perfekte për një sportist. Mirëpo, në futboll kam njohuri dhe e di si shkojnë gjërat kur një lojtar i nivelit të tillë është në klub”.

“Ishte më shumë për të kuptuar situatën. Jo sepse nuk mund të luaja në rolin tim në Mançester, por sepse ka shumë gjëra në futboll në ditët e sotme që janë të ndryshme nga mënyra se si ishin me njerëzit e tjerë, si ishte më parë, vite më parë. Dhe meqë ndodhi papritur, nuk ndjeva asgjë”, ka shtuar më tej ai.

Dalin detajet e para se si Ronaldo i dha fund bashkëpunimit me agjentin Mendes
Lexo po ashtu Dalin detajet e para se si Ronaldo i dha fund bashkëpunimit me agjentin Mendes

Cavani ishte një nga të parët që ndjeu ndikimin e kthimit të Ronaldos në Old Trafford, pasi uruguaiani ishte mjaft i sjellshëm për të hequr dorë nga fanellën me numrin shtatë dhe t’ia dorëzonte ish-lojtarit të Real Madridit.

Ai u largua në të njëjtën verë kur mbërriti Ten Hag, por Cavani mund të pendohet që nuk qëndroi duke qenë se holandezi nuk u pajtua me teorinë se Ronaldo duhet të startojë në çdo lojë dhe të luajë çdo minutë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori