LAJMI I FUNDIT:

Defekte të lidhura me taninën në verë

Defekte të lidhura me taninën në verë
Rexhep Kryeziu, ekspert i vreshtarisë dhe verarisë

Përshkrimi i gabimit të shkaktuar në verë

Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër


Vetitë shqisore të verës – pamja, aroma dhe shija – përcaktohen në thelb nga fenolet (me emrat tradicionalë: acidet fenolike, ngjyrat, taninet), ku efektet pozitive janë të dukshme në shumicën dërrmuese të rasteve, por, edhe efektet negative vërehen vetëm herë pas here, kur ndodhë ndonjë defekt në verë për arsye të ndryshme.

Fenolet padyshim që luajnë një rol përcaktues cilësor në zhvillimin e ngjyrës së kuqe të errët, të grimcuar në të errët të verës së kuqe, si dhe pamjes së freskët të verdhë të gjelbër në të verdhë, në të verdhë të pasur të artë në verërat e bardha.

Për shkak të shijes së tyre delikate të thartë dhe të hidhur, ato në përgjithësi japin një kontribut të dëshirueshëm në kompleksitetin dhe shkathtësinë e një vere. Për më tepër, efekti promovues i shëndetit i konsumit të moderuar të verës (reduktimi i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, etj.) i atribuohet kryesisht përmbajtjes së fenolëve.

Për sa kohë që përbërja dhe përmbajtja e fenoleve individuale janë brenda kufijve të zakonshëm, cilësia e përgjithshme e verërave do të ndikohet pozitivisht. Megjithatë, rritjet dhe modifikimet e padëshiruara që ndodhin në strukturën e taninës, të cilat mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh dhe masash dëmtuese, këto e dëmtojnë verën në përgjithësi.

Taninet që lidhen me ngjyrën fundosen në fund të gotës së verës

Arsyeja e shkrimit të shkruar në këtë temë është se, tregtarët që duan të shesin verëra nga vendi ynë në tregun zviceran e më të gjerë në Evropë, shpesh hasin në këto probleme dhe më bëjnë pyetje direkte për këto defekte të verës.

Shkaqet e uljes së cilësisë në lidhje me fenolet

  Kushtet e pafavorshme të motit (të ftohtë dhe me lagështi) me rrush të papjekur ose të kalbur.
  Një vjelje i gabuar e rrushit.
  Përpunimi i dobët i rrushit.

Pavarësisht nga shkaqet e shumta dhe të ndryshme, këto defekte të verës shpesh ndajnë karakteristika të ngjashme shqisore si p,sh.:

Ngjyra e errët mat me tonalitete kafe. Tanina është e lidhur shpesh me ngjyrën dhe mbytet / fundoset në gotë.
Buqeta tipike varietale është e maskuar dhe e veshur me aroma të ngjashme me barin, të shurdhra deri në erëra barnash medicinale.
Shija mbizotërohet nga mbreslënje të hidhura, astringente, ndonjëherë me erë bari ose myku.

Mbase është shkaktuar një gabim në lidhje me fenolet dhe ngjyrën e verërave, kjo mundet të përmirësohet por intervenimi duhet të bëhet me kohë, para se të mbushet vera në shishe. Kur vera mbushet në shishe, ajo tani mbetet e mbyllur me të metat që ka dhe e pa ndryshuar.

Ekzistojnë preparatet trajtuese të cilat i gjeni në librin “Verëtaria praktike“ të autorëve A. Shundi dhe R. Kryeziu, ose/apo në librin “Nga hardhia deri në gotë” R. Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori