Sot (e hënë) është një ditë mjaft e rëndësishme për aktoren e njohur shqiptare, Teuta Krasniqin.

Kjo ngase vajza e saj, Tara, ditën e sotme u bë dhjetë vjeçe dhe me këtë rast një urim i veçantë nga e ëma e saj nuk ka munguar.

Ajo i ka bërë një dedikim emocional të bijës duke e përshkruar rrugëtimin e saj përgjatë kësaj kohe dhe rëndësinë që ka për të.

View this post on Instagram

Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon cdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur. Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëhere nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurr asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet. Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime 🙏🙏🙏❤️❤️❤️

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on Apr 27, 2020 at 2:14am PDT

“Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon cdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur”.

Blero uron në mënyrë të veçantë vajzën e tij: Ti je krenaria ime Blero uron në mënyrë të veçantë vajzën e tij: Ti je krenaria ime

“Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëhere nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurr asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet. Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime”, ka qenë urimi i saj.

View this post on Instagram

Working from home 🙏🙏🙏 Tara ⭐️ ne emisionin e drejtperdrejt duke prezentuar Kids Tap ne @gjirafakids Zemra mal 🙏🙏🙏 p.s. me paisje shtepiake si asistence

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on Apr 25, 2020 at 4:09am PDT

Përndryshe, Tara është vajza e Teutës të cilën e ndan me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Blero Muharremi. /Telegrafi/