LAJMI I FUNDIT:

Deda: Ndjej keqardhje për situatën në të cilën gjendet Ramush Haradinaj

Deda: Ndjej keqardhje për situatën në të cilën gjendet Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ndjen keqardhje për situatën në të cilën gjendet Ramush Haradinaj.

Në reagimin e bërë në Facebook, Deda ka thënë se dëshiron që përballjen e radhës Haradinaj ta ketë me dinjitet dhe urtësi.


Ai ka pohuar se politikisht ka dallime të mëdha për qeverisjen e PAN-it.

Deda ka thënë që shumë shpejtë populli do të ketë mundësi t’i jep drejtim Kosovës, duke shtuar se beson në vendim racional të qytetarëve.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Ramush Haradinaj ka thënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Haradinaj i emocionuar njofton dorëheqjen - javën e ardhshme do të udhëtojë për Hagë
Lexo po ashtu Haradinaj i emocionuar njofton dorëheqjen - javën e ardhshme do të udhëtojë për Hagë

Ai ka thënë se në Gjykatën në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër.

“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës./Telegrafi/