eksperti-banner

Kur përmendet fjala futboll, kur mendohet rresh sportit më të popullarizuar dhe kur ai luhet, mendja shkon vetëm te një njeri – Lionel Messi.

Ai është identiteti i sportit më të popullarizuar në botë. Gjërat që ai i bën në fushë nuk kanë lidhje me sport, por me artin dhe kulturën – bukurinë që shijojnë sytë e atyre që kanë fatin të jetojnë në epokën e tij.


leo 4

Ende në diskutim si futbollisti më i mirë në histori, dyshime për të cilën gjë po zvogëlohen dita ditës – Messi për këtë epitet ka kohë që e ka gravuar veten në historinë e klubit të tij, Barcelonës – duke qenë tashmë një legjendë e gjallë.

Kur flitet për Barcelonën, është e pamundur të mos flasësh për Messin, e kur flet për Messin, e pamundur është të mos flasësh për krejt futbollin – kësisoj, Barca dhe Messi reprezentojnë futbollin modern.

leo 5

Njëra pa tjetrën nuk kanë kuptim, futbolli nuk ka kuptim.

Messi debutoi më 16 tetor të vitit 2004, plot 13 vjet më parë.

leo 6

Ai gjatë kësaj kohe u paraqit 583 herë në fanellën e Barcelonës, secilën ndeshje më shumë i angazhuar se sa në ndeshjen e kaluar, e më pak se sa në ndeshjen e tij të ardhshme.

leo 7

Gjatë kësaj kohe ai shënoi 507 gola, duke realizuar me secilën prej tyre vepra artistike, të cilat jo vetëm ndihmuan Barcelonën drejt titujve, por që kanë shkruar historinë e futbollit me ngjyra të arta të cilat do të inspirojnë gjenerata të tëra për t’u marrë me sport, për të realizuar ëndrrën e tyre – për t’u bërë sikur Messi.

leo 2

Messi ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve, duke shtuar lavdinë mbi historinë e klubit me një brend modern të futbollit në një epokë të pa përsëritshme të futbollit në shekullin 21.

leo 3

2021 është viti kur atij do t’i skadojë kontrata e re pas rinovimit të mërkurën gjatë ditës.

leo 8

Kontratë kjo që reprezenton përkushtimin, besnikërinë dhe dashurinë ndaj klubit të tij dhe tifozëve të Barcelonës, cilësi këto që shoqëruan Lionel Messin për 13 vjet prej se këmba e tij shkeli për herë të parë në fushë me fanellën e Barcelonës.

Ai nuk ndryshoi në asnjë moment për 13 vjet dhe do të mbetet i tillë për tifozët e Barcelonës dhe gjithë futbollit deri në fund të karrierës së tij, deri në fund të jetës së tij e madje edhe për shekuj tjerë të tërë...

/Telegrafi/

telegrafi sport app