Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Visar Zogiani, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, momentet më të veçanta të karrierës dhe opinionet e tij rreth futbollit vendor dhe atij evropian. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Fillimisht, Zogiani ndalet për të folur për periudhën e tij te KEK-u, klub në të cilin ai bëri debutimin e tij si 16-vjeçar nën urdhrat e Eroll Salihut.


Ai gjithashtu tregoi edhe një iniciativë tejet interesante që klubi nga Obiliqi kishte ndërmarrë atë kohë për të stimuluar futbollistët e rinj.

“Në KEK kam kaluar një periudhë shumë të mirë dhe jam bërë kampion me gjeneratën e juniorëve”.

“Menjëherë me 16-vjeç kemi marrë kontratat e para, një pjesë e jona që kemi qenë më premtues”.

“Kemi nënshkruar kontratat e para që kemi pasur një bursë prej 50 eurosh. KEK-u ka qenë ndër të vetmet ekipe që në atë kohë i ka stimuluar futbollistët perspektiv”, ka thënë Zogiani mes tjerash.

Episodin e plotë me Visar Zogianin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app