Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vonesat në realizimin e projektit të sheshit “Xhorxh Bush”.

Rama ka thënë se bllokadat dhe pengesat e panevojshme, sipas tij, vetëm sa i kanë penalizuar qytetarët e Prishtinës dhe kanë vonuar ndërtimin e këtij sheshi.


“Sheshet janë të qytetarëve dhe për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e projekteve transformuese në kryeqytet.

“Do të vazhdojmë me vendosmëri deri në përfundimin e çdo projekti transformues në Kryeqytet. Qeverisja është me punu, e jo për me blloku e me shit propagandë”, u shpreh Rama.