LAJMI I FUNDIT:

De Rossi tregon bisedën me stafin, e dinte se do të shënonte Dybala nga 30 metra

De Rossi tregon bisedën me stafin, e dinte se do të shënonte Dybala nga 30 metra

Roma ka marrë fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A që po udhëheqet nga Daniele De Rossi.

Legjenda e Giallorosëve ka marrë drejtimin e klubit pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe të hënën mbrëma mposhtën Torinon me rezultat 3-2 falë një paraqitje spektakolare nga Paulo Dybala që shënoi het-trik.


Në momentin që Dybala shënoi golin e dytë shkoi për ta përqafuar trajnerin De Rossi që dukej shumë i emocionuar.

Vet legjenda italiane ka thënë se ende emocionohet si një fëmijë për golat dhe fitoren.

“Domethënia e përqafimit me Dybalën? Nuk e di erdhi natyrshëm, ai shënoi gol dhe u afrua tek unë. E kisha nisur festën që në momentin që Dybala mori topin, iu thashë të gjithëve se do të shënonte. Unë ende emocionohem si një fëmijë”, deklaroi De Rossi.

Me ardhjen e De Rossit në bankën e Romës është kthyer edhe harmonia në grup dhe vet trajneri ka thënë se ka një raport të shkëlqyer me ta.

“Për mua marrëdhënia me lojtarët është shumë e rëndësishme pavarësisht emrit që ata kanë. Raporti me këta djem është ai që më mban gjallë dhe që më bën të vazhdojë në këtë profesion. Më motivon që të zgjohem çdo mëngjes dhe të punoj shumë”, u shpreh De Rossi.

Roma ndodhet në pozitën e gjashtë me 44 pikë, dy më pak se Atalanta në vendin e pestë dhe katër më pak se Bologna që zë vendin e katërt në tabelë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori