LAJMI I FUNDIT:

De Rossi kërkon falje për kartonin e kuq dhe shuplakën ndaj Lapadulas

De Rossi kërkon falje për kartonin e kuq dhe shuplakën ndaj Lapadulas

Daniele De Rossi ka kërkuar ndjesë për shokët dhe tifozët e tij të Romës pasi ka shkaktuar një penallti dhe ka marrë karton të kuq në barazimin 1-1 në Genoa, pas goditjes në fytyrë të lojtarit kundërshtar.

Pasi morën kryesimin përmes Stephan El Shaarawyt, Giallorossë humbën dy pikë të vlefshme pasi De Rossi së pari tërhoqi për fanelle Gianluca Lapadulan, pastaj e goditi atë në fytyrë mu grusht, ndërsa ishte duke u goditur një këndore për Genoan.


Pas rishikimit të VAR-it, mesfushori De Rossi u ndëshkua me një kartonë të kuq të drejtë dhe u dërgua në tribuna, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.

De Rossi grushton kundërshtarin dhe Roma ndalet nga Genoa në ‘Luigi Ferraris’ (Video)
Lexo po ashtu De Rossi grushton kundërshtarin dhe Roma ndalet nga Genoa në ‘Luigi Ferraris’ (Video)

Sulmuesi Genoas, Lapadula e ktheu atë në gol dhe e barazoi rezultatin në 1-1, teksa Roma nuk ishte në gjendje të gjenin golin e fitores.

Megjithatë, pas ndeshje ka folur De Rossi, ku i ka kërkuar falje të gjithëve me incidentin që shkaktoi.

Momenti kur De Rossi e tërhoqi fillimisht për fanelle Lapadulan

“Incidenti i ndëshkimit? Kjo është arsyeja pse erdha këtu”, ka thënë fillimisht De Rossi për mediat italiane pas ndeshjes në Marassi.

De Rossi duke goditur Ladapulan!

“Nuk kam shumë për të thënë. U përpoqa ta bllokoja Lapadulan. Fotografitë nuk janë shumë të mira”.

“Iu kërkoj falje të gjithëve, më vjen shumë keq. Ne shkojmë përpara”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori