LAJMI I FUNDIT:

De Ligt do t’i bashkohet Juventusit të hënën

De Ligt do t’i bashkohet Juventusit të hënën
Matthijs de Ligt (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Matthijs de Ligt pritet të bashkohet me Juventusin të hënën, pasi klubi kreu një marrëveshje me vlerë 67 milionë euro plus 13 milionë euro tjera bonuse për kapitenin e Ajaxit.

Mbrojtësi 19-vjeçar ishte kërkuar nga Manchester Unitedi, Paris Saint-Germain dhe Barcelona, ​​por për më shumë se një javë tani dihet se Bianconerët e kanë në dorë.


Sipas gazetës Tuttosport, Juve thuhet se po nxiton që transferimi të kryhet nesër duke propozuar 67 milionë euro si tarifë fikse, plus 13 milionë euro të tjera bonuse që mund të arrihen shumë lehtë.

De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin
Lexo po ashtu De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin

De Ligt tashmë ka rënë dakord me kushtet personale, një kontratë pesëvjeçare me vlerë tetë milion euro në sezon plus katër milion euro bonuse për një total prej 12 milionë eurosh.

Një prezantim i tillë i transferimit të De Ligt te Zonja e Vjetër ka lënë të kuptohet edhe faqja zyrtare e klubit në Twitter.

Duke pasur parasysh se klubet italiane gjithmonë ishin llogaritur jashtë tregut, mbi të gjitha shkaku i pagave të ulëta, qeveria ka miratuar një ligj të ri tatimor për të inkurajuar transferimet e mëdha.

Nga janari i vitit 2020, të gjitha skuadrat italiane do të jenë në gjendje të kursejnë shuma të konsiderueshme në faturat e pagave, për aq kohë sa lojtarët të qëndrojnë në Itali për dy vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori