Matthijs de Ligt ka befasuar gjithë klubet evropiane me paraqitjet e tij te Ajaxi, kështu aktualisht të gjithë e duan atë për sezonin e ri.

Për 19-vjeçarin ka shfaqur interesim edhe Liverpooli, ndërsa holandezi nuk ka ia ka mbyllur derën klubit anglez.

“Mund të ndodhë”, ka thënë De Ligt i pyetur për një transferim të mundshëm te Liverpooli.

Matthijs de Ligt në duel me Robert Lewandowskin (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Ata janë ekip i mirë dhe Van Dijk janë aty, unë mësoj shumë nga ai në ekipin kombëtar”.

“Tani jam i fokusuar te Ajaxi, do të shikojmë se çfarë do të ndodhë më vonë”, ka shtuar holandezi.

Bartomeu e pranon se De Ligt është në krye të listës së transferimeve Bartomeu e pranon se De Ligt është në krye të listës së transferimeve

Që kur Virgil van Dijk i është bashkuar Liverpoolit mbrojta e Reds është stabilizuar shumë, por prapë ka disa çalime.

Çmimi i lojtarit sillet rreth 70 milion euro. /Telegrafi/