LAJMI I FUNDIT:

De Gea ribashkohet me Bruno Fernandes, tifozët e Man Utd kanë një kërkesë ndaj spanjollit

De Gea ribashkohet me Bruno Fernandes, tifozët e Man Utd kanë një kërkesë ndaj spanjollit

Tifozët e Manchester United i janë lutur David de Geas që të kthehet përsëri tek “Djajtë e Kuq” pasi ai u ribashkua me Bruno Fernandes.

Portieri pozoi për një foto me portugezin teksa po vazhdon kërkimin e tij për një klub të ri pas largimit nga Manchester United pas 12 sezoneve.


Ai shpeshherë ka bërë tifozët e klubit anglez të mendojnë për një rikthim të mundshëm në javët e fundit, madje spanjolli u kthye tek United në fillim të këtij muaji për të parë ndeshjen e ekipit të femrave.

De Gea ishte kthyer në qytet për të pastruar shtëpinë e tij ku jetoi në Angli ku aty u takua me prurjen e re te Manchester United dhe bashkëkombasin e tij Sergio Reguilon si dhe disa lojtarë të tjerë.

Fotoja e tij e fundit tani ka bërë që tifozët të bëjnë thirrje për rikthimin e tij edhe një herë pasi De Gea ndau një selfie me Fernandes.

Përmes një postimi në platformën X, De Gea dhe Fernandes pozuan me ngjyrat e ekipit të tyre ‘eSports Rebels Gaming’.

De Gea themeloi ekipin në vitin 2021, me Fernandes dhe Juan Mata që u bashkuan më vonë si aksionarë ku përmes këtij ekipi ata kanë marrë pjesë në turne të ndryshëm të lojërave si “League of Legends”, “Valorant” etj.

Krahas fotos me Brunon, De Gea shkroi: “Sërish së bashku”.

Tifozët menjëherë nxituan të kërkonin rikthimin e tij, ku postimi i tij u ‘vërshua’ me komente të tilla  ti si: “Rikthehuni në ekip, kemi shumë sfida përpara”, “Manchesteri ka nevojë për ju”.

De Gea deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë një klub të ri që nga largimi i tij nga United dhe është thënë madje se ai ka menduar edhe të pensionohet në moshën 32-vjeçare.

Gjatë 12 viteve në “Old Trafford”, ai bëri 545 paraqitje dhe fitoi tetë trofe, duke përfshirë një titull të Ligës Premier dhe Ligën e Evropës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori