David de Gea do ta humb përballjen e Manchester unitedi ndaj Liverpoolit në këtë fundjavë shkaku i lëndimit të pësuar me Spanjën.

Portieri kryesor i Djajve të Kuq pësoi lëndim gjatë përballjes së ‘Furisë së Kuqe’ me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Portieri spanjoll pësoi zgjatje të muskulit duke u detyruar që ta lëshoj vendin për anëtarin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

Edhe Manchester United e ka konfirmuar lëndimin e spanjollit, derisa frikësohen se ai mund të jetë jashtë fushës për më shumë se dy muaj.

Ky lajm është aspak i mirë për Ole Gunnar Solskjaerin që e ka filluar këtë sezon në mënyrën më të keqe të mundshme, që njëherësh është starti më i dobët në histori të klubit.

Lëndimi i De Geas, shqetësim për Unitedin para ndeshjes ndaj Liverpoolit Lëndimi i De Geas, shqetësim për Unitedin para ndeshjes ndaj Liverpoolit

United po ashtu nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Anthony Martial që ka pësuar lëndim në kofshë.

Ndaj Liverpoolit mbetet në dilemë edhe paraqitja e Aaron Wan-Bissakas dhe Luke Shaw, që janë të lënduar, e që kjo ndeshje do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit norvegjez. /Telegrafi/