LAJMI I FUNDIT:

De Gea nuk rinovon me Manchester Unitedin

De Gea nuk rinovon me Manchester Unitedin

David de Gea është i tërbuar me Manchester Unitedin dhe nuk ka ndërmend të pranojë ofertën për rinovim.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, kryesisht “AS”, portieri i kombëtares spanjolle fajëson klubin e tij për dështimin e transferimit në Madrid, ndaj duket se agjenti i tij Jorge Mendes po tenton më kot të negociojë rinovimin, që do të nënkuptonte edhe kthim në fushë, pasi trajneri Luis van Gal e ka bërë të qartë: në situatën aktuale, De Gea mbetet në tribunë.

Megjithatë, portieri për momentin e merr parasysh këtë rrezik dhe e di shumë mirë që mund të mos shkojë në ‘Euro 2016’, ndaj këmbëngul që nuk do të këtë rinovim,dhe është duke e pritur janarin.


Kthimi i tij në Manchester pas ndeshjeve me Spanjën mund të prodhojë ngjarje të reja. /Telegrafi/