LAJMI I FUNDIT:

De Gea nuk ka pritur asnjë nga 40 penalltitë e fundit: Solskjaer thotë se i shkoi mendja ta zëvendësonte në penallti, por nuk e bëri për një arsye

De Gea nuk ka pritur asnjë nga 40 penalltitë e fundit: Solskjaer thotë se i shkoi mendja ta zëvendësonte në penallti, por nuk e bëri për një arsye

David de Gea, portieri i Manchester United, u bë protagonisti për të keq në finalen e Ligës së Evropës, kundër Villarrealit.

‘Nëndetësja e verdhë’ u shpall kampione e kësaj gare, pasi portieri spanjoll humbi penalltinë e fundit, që u prit nga portieri kundërshtar Rulli.


Përveç kësaj, portieri i ‘Djajve të kuq’ nuk mund të priste asnjë nga penalltitë e gjuajtura nga lojtarët e klubit spanjoll.

Statistikat e De Gea për pritjen e penalltive nuk janë aspak të mira. Ai nuk ka pritur asnjë nga 40 të penalltitë e fundit.

Portieri i Manchester United nuk ka pritur asnjë penallti për pesë vjet, ku e fundit ishte kundër Evertonit në finalen e FA Cup në vitin 2016.

Prandaj, Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, e pranoi se e ka menduar zëvendësimin e De Geas para gjuajtjes së penalltive, me portierin tjetër Dean Henderson.

Ishte një ide që ai e kishte në kokë para dhe gjatë takimit, por duke e para paraqitjen e tij gjatë ndeshjes vendosi ta mbajë në portë spanjollin.

“Sigurisht, ju kaloni nëpër të gjithë skenarët dhe edhe kjo më kaloi në mendje gjatë përgatitjes së ndeshjes, por ne i besuam Davidit dhe ishim të përgatitur”.

“Gjithçka mund të ndodhë në gjuajtjet e penalltive. Unë qëndrova me portierin që luajti tërë ndeshjen”, ka thënë De Gean. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori